Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj Ekspektorant 90g

€2.20

Përbërja: Zhumbricë, trumëz, mollë të egër, lule agulice, etj. Vetitë kuruese: Zhumbrica në sajë të përmbajtjes së esencës (timol, tanineve etj). substancave të hidhura, flavoneve, substancave fitoncide etj. ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës, në shtimin e rrjedhes së lëngut të stomakut, në përmirësimin e tretjes, në përmirësimin e spazmave të...

Përbërja: Zhumbricë, trumëz, mollë të egër, lule agulice, etj.

Vetitë kuruese: Zhumbrica në sajë të përmbajtjes së esencës (timol, tanineve etj). substancave të hidhura, flavoneve, substancave fitoncide etj. ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës, në shtimin e rrjedhes së lëngut të stomakut, në përmirësimin e tretjes, në përmirësimin e spazmave të muskulaturës së lëmuar dhe në përmirësimin e çrregullimeve të stomakut e të zorrëve. Ndihmon shumë në kollën e bardhë. Trumëza përmban esencë me karvakrol e cimol, taninë, etj në sajë të të cilave nxit tretjen, largon gazrat nga zorrët, nxit nxjerrjen e gëlbazës dhe sistemin nervor. Agulicja ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës nga rrugët ë frymëmarrjes dhe është kundër efizemës së mushkërive dhe bronkiteve akute dhe kronike. Molla përmirëson shijen e çajit dhe ka përmbajtje të lartë vitamine C.

Përgatitja: Dy-tre lugë çaji zhyten në një gotë me ujë që valon, ena mbulohet me kapak dhe lihet për 15 min. Lëngu kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës me mjaltë ose sheqer. Mund të merren një deri tre doza çaji në ditë.