Showing all 15 results

Aronia (Chokeberry)

Aronia është një bimë e zbuluar dhe e përdorur fillimisht në Amerikën e veriut e më pas në Europë. Vitet e fundit kërkesa e madhe për frutat e saj bëri që këtë bimë ta sjellin e ta rrisin edhe fermerët e vëndit tone . Frytet e Aronia-s përmbajnë një numër të papërfillshëm kalorish dhe yndyrnash (50 gr frute të njoma 24 kalori). Aronia është një ndër bimët natyrore më të pasura me antioksidantë dhe ka përmbajtje të lartë vitaminash . Cipa e këtij fryti shquhet për përmbajtje të lartë të fibrave. Përdorimi më i mirë është konsumimi i fryteve direkt duke i përtypur . Për konsumatorët e cajit frutat mund të ziejnë për 5 minuta dhe të përdoren me gjith ujin e tyre ose për një shije dhe më të fortë të lihet për 20-30 minuta në ujë duke rifituar zbutjen , e më pas të përdoren në përzierjen e smothie (miks frutash në frutalor ). Shkojnë mirë dhe mund të kombinohet në : ëmbëlsira , shurupe , kokteile pijesh (alkolike dhe joalkolike), sallata frutash muesli, akullore, etj

Çaj Boronice

Frytet e boronicës ( ose frytet e qershiglës) janë të pasura me taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P. Frytet e boronicës dhe çaji i dalë prej tyre ndihmon dukshëm në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës. Krahas vlerave që ka si një çaj i përditshëm boronica ndihmon në infeksionet e zgavrës së gojës dhe atë të fytit. Gjithashtu ndihmon kundër heqjes së barkut, kundër hemorroideve ( majasëllit), kundër ulçerës gastrike dhe variçeve. Boronica e egër është gjithashtu e njohur si një mjet që lufton ndjeshëm diabetin.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 1000 gr
-XL 430 gr

Çaj Fruta Pylli

Miksimi i fryteve të bimëve aromatiko – mjeksore tërësisht të egra dhe të rritura në pyjet tanë, e bën këtë përzjerje në mënyrën më absolute një nga çajrat më të mirë. Frytet e pyllit që bëjnë pjesë në të, kanë përmbajtje të lartë vitaminash si C, A, B dhe P. Këto fryte përmbajnë gjithashtu acide organike, tanine etj. Kanë gjithashtu dhe veti mjaft të mira kuruese për traktin e frymëmarrjes, zemrën si dhe qarkullimin e gjakut.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 1000 gr
-XL 400 gr

Caj i Zi

Çaji i Zi është i njohur dhe i përdorur që në kohët me të lashta nga vendet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin. Gjethet e Çajit te Zi përmbajnë ndër të tjera polifenole,substanca këto mjaft ushqyese për organizmin e njeriut. Përmbajtja e katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjnë atë një antioksidant mjaft të mirë. Shquhet për vetitë e tij në rënien në peshë, në uljen e kolesterolit, është një anti-diabetik mjaft efikas, me vlera dhe që ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe në parandalimin e rënies së flokëve. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështirës.

Çaj Jeshil

Çaji Jeshil është i njohur dhe i përdorur që në kohët më të lashta , fillimisht nga vëndet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin . Gjethet e çajit jeshil përmbajnë ndër të tjera polifenole , substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut . Përmbajtja e katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjne atë një antioksidant mjaft të mirë. Shquhet për vetit e tij në rënien në peshë , në uljen e kolesterolit është një anti – diabetik mjaft efikas , me vlera dhe që ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe parandalimin e rënies së flokëve . Ruhet në vënde të thata larg dritës dhe lagështirës.

Çaj Kamomili

Kamomili prej vitesh njihet si një qetësues mjaft efikas natyror për njeriun (të çdo moshe). Përdoret si mjet që largon gazrat nga zorrët dhe liron ngërçet ( spazmat e muskulaturës). Përdoret kundër heqjes së barkut, kundër pezmatimit të rrugëve urinare dhe si mjet që shton djersitjen dhe qetëson në tërësi. Ul ndjeshëm ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror. Çaji i kamomilit përdoret gjithashtu dhe për mjekimin e sëmundjeve të syve, lekurës, veshëve, djegjeve në lëkurë duke përshpejtuar proçesin e rigjenerimit etj.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 500 gr
-XL 105 gr

Çaj Limonçine

Çaji i përgatitur me fletët e Luizës përveç vlerave ka një aromë shumë të mirë , të ngjashme me atë të limonit . Ato janë të pasura me vaj esencial si dhe kanë përmbajtje të vogël të acidit citrik. Limoneina herba Luiza ose me emërtimin latin Aloysia Citrodora përveç një çaji të këndshëm me një përdorim të përditshëm përdoret dhe për shqetësimet që rrjedhin nga vështirësia e tretjes liron gazrat nga zorrët , ngërçet e muskulaturës së butë të stomakut .Hap oreksin dhe ndihmon në një tretjen më të mirë te ushqimit. Për sa më lartë bëjnë Limonçinën një çaj mjaft të mirë me efekte dietike dhe qetësuese . Për përdorimet specifike rekomandojmë të këshilloheni me mjekun e familjes. Mund të përdoret nga të gjithë 2-3 heë në ditë. Këshillohet që pas përdorimit të rregullt prej tre javësh të bëhet një ndërprerje prej dhjetë ditësh e më pas mund të rifillohet sërisht.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 400 gr
-XL 160 gr

Çaj Lule Bliri

Lulet e blirit përmbajnë muçilagje, esencë të pasur me farnezol, glukozitë të ndryshëm, sheqerna, taninë dhe substanca të përafërta me vitaminën “E”. Përdoret në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtët dhe që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, gëlbazë, etj). Në saj të vetisë që ka kjo lule, për të shkaktuar djersitjen në organizëm, përdoret gjithashtu dhe në sëmundjet e veshkave dhe të fshikzës urinare, si dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut. Lulet e Blirit përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 500 gr
-XL 210 gr

Çaj Malësie

Në saj të esencës, substancave të hidhura, tanineve, etj rigoni i malësisë (rigoni i kuq) përdoret si një mjet (çaj) që ndihmon tretjen dhe nxjerrjen e gëlbazës, mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes, të kollës së bardhë dhe si një mjet shërues në rastet e rrufës dhe gripit pasi nxit dhe proçeset e djerësitjes dhe të urinimit në organizëm. Rigoni i kuq është i njohur prej kohësh dhe i përdorur në vendin tonë si për shijen e tij ashtu dhe për vlerat e tij mjekuese si një çaj. Kryesisht në Shqipërinë e veriut.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 500 gr
-XL 125 gr

Çaj Mali

Çaji i malit është ndër çajrat më të njohur dhe më të përdorshëm në vendin tonë si dhe në disa nga vendet e mesdheut. Ne kemi përzgjedhur për ju, në çajin e malit, varietetin më të mirë të kësaj bime (Sideritis). E kemi seleksionuar që në origjinë. E kemi përpunuar sipas çdo standarti që bën të mundur , që në atë filxhan çaji të ndjeni aromën e natyrës së egër të maleve tona. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështirës.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 300 gr
-XL 90 gr

Çaj Mente

Fleta e mentes (Spearmint në Anglisht) është pjesë e një bimë të njohur prej kohëve më të lashta me origjinë nga Europa dhe Azia. Ajo është e pasur me mentol dhe substanca tanike. Në saj të përmbajtjes së vajit të bimës me një substancë që quhet Carvone ( Carum Carvi), mentja bëhet bazë për prodhimin e çëmçakëzit. Gjithashtu kjo bimë përdoret gjerësisht në përbërjen e pastave të dhëmbëve, në industrinë kozmetike si dhe në industrinë e pijeve freskuese dhe alkoolike. Eshtë bazë në përgatitjen e disa kokteileve të njohura si <> dhe <>. Ky çaj i përzjerë me akull dhe dekoruar me disa fletë mente të freskët është kthyer në një traditë në shtetet e ngrohta të SHBA-së.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 500 gr
-XL 175 gr

Çaj Mollë e egër

Frutat e mollës së egër, përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid malik , permban keto vitamina: karotin, B1, B6 ,PP,C…
Eshte e pasur shum me minerale si hekuri, zingu, kalciumi. Ato përdoren me efekt në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të grykës e faringut, me anë gargares (shpëlarje e gojës).

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 1000 gr
-XL 320 gr

Caj Molle Kanelle & Hibiskus

Frutat e mollës së egër, përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid malik , përmban këto vitamina: karotin, B1, B6 ,P,C…
Eshtë e pasur shumë me minerale si hekuri, zinku, kalciumi. Përdoret në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të grykës e faringut, me anë gargares (shpëlarje e gojës). Prania e kanellës është një burim antioksidantesh, mbron zemrën dhe ndihmon në rënien në peshë si dhe është një burim i mirë magnezi. Lulet e Hibiskusit të cilat kanë qenë të përdorura që në Egjiptin e lashtë kanë efekt diuretik dhe ulin temperaturën.

Çaj Sherebele

Fletët e sherebelit përmbajnë esencë të pasur me tyjon, kanë taninë, substanca të hidhura dhe kanë cilësi të mira kuruese dhe rigjeneruese për sistemin nervor dhe atë tretës. Ndihmon kundër heqjes së barkut, si dhe tek femrat lehtëson gjatë ciklit të menstruacioneve. Sherebeli në vetëvete është një konservues natyror shumë i mirë. Përdoret në rastet e bronkiteve, depresioneve si dhe në formë gargare në infeksione të gojës apo të bajameve. Përdoret si larës trupi e lëkure në rastet e reumatizmës si dhe mjaft efikas në djersitjen e tepruar ose thjesht në aromatizimin e trupi.

Kujdes! Për përdorime specifike këshillohuni më parë me mjekun tuaj! Duhet të respektohen dozat si dhe, këshillojmë të mos përdoret për periudha të gjata kohore (mbi tre jave) pa ndërprerje. Nuk këshillohet të meret nga gra në periudhën e shtatzanisë si dhe gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjës me gji.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 350 gr
-XL 90 gr

Çaj Trëndafil i Egër

Trëndafili i kuq konsiderohet burimi natyror më i koncentruar i vitaminës C pasi përmban një sasi 50-100 herë më tepër se agrumet, arsye kryesore kjo, që jep kontribut në forcimin e mbrojtjes natyrale të organizmit. Stili i jetës perëndimore, ndotja industriale, prania e aparaturave elektronike, tymi i duhanit, etj janë faktorë që rrisin nevojën e organizmit për Vitaminën C. Prania e mollës dhe boronicës shtojnë ndjeshëm vlerat dhe shijen e çajit. Kjo përzjerje është gjithashtu një antiflamator dhe një rregullues i mirë i qarkullimit të gjakut. Forcon imunitetin si një antialergjik dhe parandalues i alergjisë së frymëmarrjes. Ka veti diuretike. Ul nivelin e kolesterolit në gjak. Këshillohet përdorimi për çdo moshë.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 1000 gr
-XL 440 gr