Natyral ATC - Gjithmonë pranë jush !

NATYRAL & ATC u themelua në vitin 1992, me vendodhje në Shkozet,Durrës. Aktiviteti kryesor i NATYRAL & ATC është tregtimi me shumicë dhe pakicë, grumbullimi, përpunimi i bimëve aromatiko-mjekësore,çajrave,erëzave dhe esencave. Përsa i përket bimëve mjekësore dhe çajrave grumbullimi i lëndëve të para të egra bëhet nga fermerë vendas, kurse përsa i përket erëzave, shoqëria i drejtohet tregut ndërkombetar.
Aktualisht me produktet tona jemi prezent në të gjithë rrjetet e supermarketeve në Shqipëri, si: Conad, Big Market, SPAR, Eco Market, AlbMarket, Extra Market, etj. Në pjesën më të madhe të Farmacive në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe në Baret e Hotelet më të mira në Shqipëri.
Ne eksportojmë bimë aromatiko – mjekësore (në ballo të presuara dhe thasë letre) dhe Çajra Mjekësorë në USA, Japoni,Kinë,Hungari, Bullgari, Kosovë, Emiratet e Bashkuara Arabe etj.

  • Misioni
  • Të ofrojë produkte të cilësisë më të lartë për klientët e saj.
  • Të jetë marka më e besueshme për konsumatorët e Bimëve medicinale, Çajrave bimore dhe Erëzave
  • Vizioni
  • Të bëhemi lider i ofrimit të produkteve BIO Çajra Bimore dhe Erëza në tregun Shqiptar dhe atë rajonal.