Showing 1–16 of 17 results

Aronia (Chokeberry) 400g

13.70 

Aronia është një bimë e zbuluar dhe e përdorur fillimisht në Amerikën e veriut e më pas në Europë. Vitet e fundit kërkesa e madhe për frutat e saj bëri që këtë bimë ta sjellin e ta rrisin edhe fermerët e vëndit tone . Frytet e Aronia-s përmbajnë një numër të papërfillshëm kalorish dhe yndyrnash (50 gr frute të njoma 24 kalori). Aronia është një ndër bimët natyrore më të pasura me antioksidantë dhe ka përmbajtje të lartë vitaminash . Cipa e këtij fryti shquhet për përmbajtje të lartë të fibrave. Përdorimi më i mirë është konsumimi i fryteve direkt duke i përtypur . Për konsumatorët e cajit frutat mund të ziejnë për 5 minuta dhe të përdoren me gjith ujin e tyre ose për një shije dhe më të fortë të lihet për 20-30 minuta në ujë duke rifituar zbutjen , e më pas të përdoren në përzierjen e smothie (miks frutash në frutalor ). Shkojnë mirë dhe mund të kombinohet në : ëmbëlsira , shurupe , kokteile pijesh (alkolike dhe joalkolike), sallata frutash muesli, akullore, etj

Çaj Boronice 430g

26.20 

Përbërja: Boronicë të egër 100% organike.
Vetitë kuruese: Frytet e boronicës ( ose frytet e qershiglës) janë të pasura me taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P. Frytet e boronicës dhe çaji i tyre ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës. Krahas vlerave që ka si një çaj i përditshëm boronica ndihmon në infeksionet e zgavrës së gojës dhe atë të fytit. Gjithashtu ndihmon kundër heqjes së barkut, kundër hemorroideve ( majasëllit), kundër ulçerës gastrike dhe variçeve. Boronica e egër është gjithashtu e njohur si një mjet që lufton ndjeshëm diabetin.
Përgatitja: Kokrrat mund të përtypen ose të merren në formë çaji. Çaji përgatitet duke zhytur në një enë (masa e dy filxhanave çaji) me ujë të vakët një –dy lugë fryte boronice dhe duke i lënë të mufaten për dhjetë minuta. Më pas ena vihet në zjarr deri në vlim. Lëngu i përftuar pihet si një çaj dhe frytet e mbetura mund të hahen.

Çaj Fruta Pylli 340g

11.60 

Miksimi i fryteve të bimëve aromatiko – mjeksore tërësisht të egra dhe të rritura në pyjet tanë, e bën këtë përzjerje në mënyrën më absolute një nga çajrat më të mirë. Frytet e pyllit që bëjnë pjesë në të, kanë përmbajtje të lartë vitaminash si C, A, B dhe P. Këto fryte përmbajnë gjithashtu acide organike, tanine etj. Kanë gjithashtu dhe veti mjaft të mira kuruese për traktin e frymëmarrjes, zemrën si dhe qarkullimin e gjakut.

Caj i Bardhe (Pai Mu Tan) 80g

8.90 

Pai Mu Tan eshte nje variant i cmuar i cajit te bardhe i krijuar nga nje syth i ri dhe dy gjethe te reja te Camellia sinensis. Nje arome shume e bute florale ndjehet kur pergatitet caji.Menyra me e mire eshte te pergatitet me uje mineral jo te forte. Caji merr nje ngjyre shume te bute jeshile ne te arte.

Caj i Zi (Black tea) 180g

6.00 

Çaji i Zi është i njohur dhe i përdorur që në kohët me të lashta nga vendet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin. Gjethet e Çajit te Zi përmbajnë ndër të tjera polifenole,substanca këto mjaft ushqyese për organizmin e njeriut. Përmbajtja e katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjnë atë një antioksidant mjaft të mirë. Shquhet për vetitë e tij në rënien në peshë, në uljen e kolesterolit, është një anti-diabetik mjaft efikas, ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe në parandalimin e rënies së flokëve. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështirës.

Çaj Jeshil Gunpowder 200g

6.00 

Çaji Jeshil është i njohur dhe i përdorur që në kohët më të lashta , fillimisht nga vëndet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin . Gjethet e çajit jeshil përmbajnë ndër të tjera polifenole , substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut . Përmbajtja e katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjne atë një antioksidant mjaft të mirë. Shquhet për vetit e tij në rënien në peshë , në uljen e kolesterolit është një anti – diabetik mjaft efikas , ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe parandalimin e rënies së flokëve . Ruhet në vënde të thata larg dritës dhe lagështirës.

Çaj Kamomili 105g

5.20 

Përbërja: Lule kamomili
Vetitë: Kamomili njihet si një qetësues natyror mjaft efikas. Përdoret per të larguar gazrat nga zorrët dhe liron ngërçet ( spazmat e muskulaturës). Përdoret kundër diarrese, kundër pezmatimit të rrugëve urinare dhe si mjet që shton djersitjen dhe qetëson në tërësi. Ul ndjeshëm ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror. Çaji i kamomilit përdoret gjithashtu dhe për mjekimin e sëmundjeve të syve, lekurës, veshëve, djegieve në lëkurë duke përshpejtuar proçesin e rigjenerimit.
Përgatitja: Dy lugë çaji me lule kamomili hidhen në një enë ku shtohet një gotë ujë që vlon, ena mbulohet me kapak dhe lihet 10-15 min duke e trazuar herë pas here. Lëngu kullohet dhe pihet. (Është mirë të ëmbëlsohet sa më pak.) vo. Për fëmijët, si dozë, përdoret një lugë çaji.

Çaj Limonçine (Luiza) 160g

10.80 

Çaji i përgatitur me fletët e Luizës ose Limoncines përveç vlerave ka një aromë shumë të mirë , të ngjashme me atë të limonit . Ështe e pasur me vaj esencial si dhe ka përmbajtje të vogël të acidit citrik. Limoncina, herba Luiza ose me emërtimin latin Aloysia Citrodora përveç një çaji të këndshëm me një përdorim të përditshëm përdoret dhe për shqetësimet që rrjedhin nga vështirësia e tretjes, liron gazrat nga zorrët dhe ngërçet e muskulaturës së butë të stomakut . Hap oreksin dhe ndihmon në tretjen më të mirë te ushqimit. Për sa më lartë e bëjnë Limonçinën një çaj mjaft të mirë me efekte dietike dhe qetësuese . Për përdorimet specifike rekomandojmë të këshilloheni me mjekun e familjes. Mund të përdoret nga të gjithë 2-3 herë në ditë. Këshillohet që pas përdorimit të rregullt prej tre javësh të bëhet një ndërprerje prej dhjetë ditësh e më pas mund të rifillohet sërisht.

Caj Limoncine & Ginger 170g

8.90 

Caji perbehet nga gjethet e Limoncines (Herba Louisa) dhe rrenjet e Xhinxherit te cilat jane nje kombinim i perkryer. Ato qe i japin cajit shijen pikante karakteristike dhe vlerat mjekesore. I perdorur prej shekujsh ne mjekesine Ayurvedike, rrenja ose rizoma e Xhinxherit gjetur shume aplikime si nje nga bimet me te respektuara.Eshte perdorur per te ndihmuar qarkullimin e gjakut,artikulacionet,tretjen dhe largimin e ujrave te teperta permes djersitjes.

Çaj Lule Bliri 210g

8.00 

Lulet e blirit përmbajnë muçilagje, esencë të pasur me farnezol, glukozitë të ndryshëm, sheqerna, taninë dhe substanca të përafërta me vitaminën “E”. Përdoret në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtët dhe që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, gëlbazë, etj). Në saj të vetisë që ka kjo lule, për të shkaktuar djersitjen në organizëm, përdoret gjithashtu dhe në sëmundjet e veshkave dhe të fshikzës urinare, si dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut. Lulet e Blirit përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin.

Çaj Malësie 125g

4.50 

Në saj të esencës, substancave të hidhura, tanineve, etj rigoni i malësisë (rigoni i kuq) përdoret si një çaj që ndihmon tretjen dhe nxjerrjen e gëlbazës, mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes, të kollës së bardhë dhe si një mjet shërues në rastet e rrufës dhe gripit pasi nxit dhe proçeset e djerësitjes dhe të urinimit në organizëm. Rigoni i kuq është i njohur prej kohësh dhe i përdorur në vendin tonë si për shijen e tij ashtu dhe për vlerat e tij mjekuese si çaj. Kryesisht në Shqipërinë e veriut.

Çaj Mali 90g

3.65 

Çaji i malit është ndër çajrat më të njohur dhe më të përdorshëm në vendin tonë si dhe në disa nga vendet e mesdheut. Ne kemi përzgjedhur për ju, në çajin e malit, varietetin më të mirë të kësaj bime (Sideritis). E kemi seleksionuar që në origjinë. E kemi përpunuar sipas çdo standarti që bën të mundur , që në atë filxhan çaji të ndjeni aromën e natyrës së egër të maleve tona. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështirës.

Çaj Mente 175g

4.50 

Caji nga Fletet e Mentes eshte nje caj shume freskues, mjaft popullor dhe i perdorur ne vendet e Afrikes Veriore si Maroku. Njihet per aftesite e tij per te qetesuar sistemin nervor, uljen e flatulences (gazrave dhe fryrjes se barkut),stimulon temthin dhe perdoret si rihidratues ne gjendjet e diarrese dhe shqetesimet gastrointestinale. Mentja eshte e pasur me mentol dhe tanina. Ky caj mund te shijohet me pak akull i dekoruar me gjethe te fresketa menteje.

Çaj Mollë e egër 270g

6.00 

Frutat e mollës së egër, përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid malik , permban keto vitamina: karotin, B1, B6 ,B3,C etj
Eshte e pasur shum me minerale si hekuri, zingu, kalciumi. Ato përdoren me efekt në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të grykës e faringut, me anë gargares (shpëlarje e gojës).

Çaj Sherebele 90g

3.70 

Fletët e sherebelit përmbajnë esencë të pasur me tyjon, kanë taninë, substanca të hidhura dhe kanë cilësi të mira kuruese dhe rigjeneruese për sistemin nervor dhe atë tretës. Ndihmon kundër heqjes së barkut, si dhe tek femrat lehtëson gjatë ciklit të menstruacioneve. Sherebeli në vetëvete është një konservues natyror shumë i mirë. Përdoret në rastet e bronkiteve, depresioneve si dhe në formë gargare në infeksione të gojës apo të bajameve. Përdoret si larës trupi e lëkure në rastet e reumatizmës si dhe mjaft efikas në djersitjen e tepruar ose thjesht në aromatizimin e trupi.

Kujdes! Për përdorime specifike këshillohuni më parë me mjekun tuaj! Duhet të respektohen dozat si dhe, këshillojmë të mos përdoret për periudha të gjata kohore (mbi tre jave) pa ndërprerje. Nuk këshillohet të meret nga gra në periudhën e shtatzanisë si dhe gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjës me gji.

Çaj Trëndafil i Egër 340g

10.90 

Trëndafili i eger konsiderohet burimi natyror më i koncentruar i vitaminës C pasi përmban një sasi 50-100 herë më tepër se agrumet, arsye kryesore kjo, që jep kontribut në forcimin e mbrojtjes natyrale të organizmit. Stili i jetës perëndimore, ndotja industriale, prania e aparaturave elektronike, tymi i duhanit, etj janë faktorë që rrisin nevojën e organizmit për Vitaminën C. Prania e mollës dhe boronicës shtojnë ndjeshëm vlerat dhe shijen e çajit. Kjo përzjerje është gjithashtu një antiflamator dhe një rregullues i mirë i qarkullimit të gjakut. Forcon imunitetin si një antialergjik dhe parandalues i alergjisë së frymëmarrjes. Ka veti diuretike. Ul nivelin e kolesterolit në gjak. Këshillohet përdorimi për çdo moshë.

* Paketimi Bio:
-Alumini Standart 1000 gr
-XL 440 gr