Showing 1–16 of 52 results

Caj Afrodiziak

2.40 

Në këtë çaj janë përfshirë bimë mjekësore me aftësi afrodiziake (nxitje seksuale). Lëndët aktive që ato përmbajnë nxisin dhe stimulojnë organet gjenitale dhe dëshirën e çiftit për bashkëveprim. Majorana në sajë të esencës, tanineve dhe lëndëve të hidhura që përmban ndihmon tretjen, zgjeron arteriet si dhe është qetësues i lehtë e spazmalitik në çrregullime të sistemit neurovegjetativ. Mentja përmban esencë të pasur me mentol, substanca tanike të hidhura, qetëson sistemin nervor dhe ka aftësi afrodiziake. Konopica në kohët e lashta quhej “Shpëtimtari i martesës” dhe është një stimulues mjaft i mirë si tek meshkujt ashtu dhe tek femrat. Sherebeli në sajë të përmbajtjes që ka është mjaft i efektshëm në rregullimin e qarkullimit të gjakut, ka efekt qetësues dhe stimulues mjaft i mirë. Sanzi përmirëson funksionimin e aparatit tretës, gjallëron veprimtarinë e organizmit dhe nxit shumimin e rruazave të kuqe dhe të bardha në gjak. Salepi dhe kanella krahas aromës shquhen si nxitës të mirë të trurit në aftësinë seksuale (Afrodiziake)

Caj Anti – Celulit

2.40 

Rrënja e qumështores në saj të përmbajtjes dhe vetitë diuretike, rekomandohet në rastet e ënjtjes së trupit nga mos dalja e ujit prej tij dhe formimi i celuliteve. Kanella dhe borziloku ndihmojnë në shkrirjen e celulitit me veprimin e tyre ngrohës. Fletët e mështeknës përmbajnë esence me betulol e betulën, saponina, rrëshirë, vitamina e taninë katekike dhe flavonoide që shtojnë veprimin diuretik i cili jep efekt të mirë në sëmundjet e zemrës që shoqërohen nga mbajtja e ujit në organizëm, ndihmojnë në nxjerrjen e acidit urik e të kolisterinës. Mustaqet e misrit ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndihmojnë në largimin e celulitit.Lëvorja e fasules ka veti diuretike, në rastet e grumbullimit të ujit në organizëm si dhe rol pozitiv në funksionimin e veshkës. Bimët e tjera ndihmojnë në kurimin e celulitit në saj të përmbajtjes së potasiumit, kalciumit dhe vitaminës C (shumë e rëndësishme).

Çaj Anti – Duhan

2.40 

Për të lënë duhanin është vërtetuar se duhen lehtësuar dhe shëruar fillimisht siptomat specifike të krizës së mungesës së duhanit siç janë çrregullimet e metabolizmit, të tretjes etj. Kjo përzjerje përmban bimë mjeksore që përfaqsojnë tre grupe të ndryshme principesh aktive të cilat kanë edhe efektet kuruese përkatëse ndaj personave duhanpirës, që u është mbushur mendja të lënë duhanin. Bari i bletës dhe murrizi veprojnë ndjeshëm kundër ankthit si dhe janë nxitës të fuqishëm të organizmit. Qumështorja, sanzi dhe angjinarja përmbajnë një bashkësi principesh akive që mbrojnë mëlçinë e zezë dhe veshkat, pasi ulin kolesterolin dhe shtojnë lëngun e tëmthit, gjë që I bën tretës të mirë dhe diuretikë. Timusi, ekualipti dhe lulja blirit bëjnë pjesë në grupimin e tretë me rol balsamik dhe jargëzues. Krahas vullnetit të domosdoshëm, të lësh duhanin bëhet me e lehtë me një çaj të tillë

Caj Anti – GRIP 100% Bimor

2.40 

Në këtë çaj parandalues e qetësues të gripit dhe kundër temperaturës së lartë, janë bimë që përmbajnë mucilagje, vajra eterike me erë të këndshme, glukozitë, saponina, esenca të hidhura, vitamina etj. Lulja e aguliçes dhe thundërmushka veprojnë kundër gripit të rëndë dhe kollës së vazhdueshme. Lulja e blirit dhe zhumbrica në saj të esencës që kanë ndihmojnë në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes. Lulet e shtogut kanë veti zbutëse, ndihmojnë djersitjen dhe lirojnë spazmat e muskulaturës së butë.Rekomandohen si mjekues të mirë të të ftohurit si dhe rrugëve të frymëmarrjes që shoqërohen me temperaturë. Lëvorja e shelgut në saj të salicinës që përmban zbërthehet në organizëm duke liruar acidin salistik. Eshtë një ndikues i mirë në uljen e temperaturës së lartë. Trëndafili i kuq ka përmbajtje të lartë vitamine “C” dhe përdoret për fuqizimin e organizmit.

Caj Anti – Variçe

2.40 

Bimët mjeksore të këtij çaji mbrojnë venat e gjakut dhe i forcojnë ato. Rrisin depërtueshmërinë e tyre duke përmirësuar qarkullimin venoz dhe duke influencuar ndjeshëm në shërimin e variçeve. Boronica ka efekt mbrojtës në saj të vitaminës “P”. Fleta e mështeknës në saj të elementeve të saj aktive ndihmon në nxjerrjen e acidit urik dhe kolesterinës nga organizmi. Fleta e lajthisë përmban taninë, rrëshirë acide, esencë dhe vitaminë “C” të cilat veprojnë për shërimin e variçeve.Rrënja e rrushkullit me principet e saj aktive ndikon në qarkullimin venoz periferik. Vadhëza e egër është një rregullator mjaft i mirë në sistemin venoz. Melileti rrit qëndrueshmërinë e enëve të gjakut duke rritur depërtueshmërinë e tyre. Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru e në periferi si dhe përmirëson qarkullimin venoz.

Çaj Anti-Azmatik

2.40 

Përzjerja falë rrënjës së mëllagës dhe gjetheve të thundërmushkës që përmbajnë shumë mucilagje e substanca që ndihmojnë në mjekimin e astmës bronkiale. Zhumbrica, lavandula, e njëmijëfletëshi plotësojnë veprimin antiasmatik dhe ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës. Gjethja e thundërmushkës është e efektshme kundër astmës, veçanërisht në fazën e afrimit të krizës. Ky çaj jep rezultate mjaft të mira ndaj astmës bronkiale nëse përdoret rregullisht.

Çaj Anti-Diabetik

2.40 

Në këtë çaj janë përzjere bime të ndryshme mjeksore që veprojnë drejtpërdrejt në uljen e sheqerit në gjak dhe që veprojnë tek gjëndrat në tërësi: Qerbashi mjeksor ka veti hipoglicemuese në saj të alkaloidit galeginë (Derivat i Guanidines) që ndodhen me shumicë në farat e bimës. Mjaft efekt kundër diabetit japin gjethet e hithrës dhe boronicës (vërtetuar eksperimentalisht). Lëvoret e fasules në saj të kripërave minerale, të aminoacideve, etj krahas veprimit antidiabetik I japin çajit edhe veti diuretike e dliruese, të cilat përforcohen nga prania e rrënjës qumështore që nxit prodhimin e tëmthit. Kjo përzjerje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Çaj Anti-Kolesterol

2.40 

Bimët përbërëse të këtij çaji kanë aftësi koleretike dhe kalagoge dmth që rrisin prodhimin e tëmthit dhe lehtësojnë rrjedhjen e tij, duke ulur kolesterolin në gjak. Fleta e betullës ul kolesterolin duke favorizuar rritjen e kolesterolit të mirë (HDL); ajo favorizon largimin e lëngjeve të tepërta dhe ndikon në veshka mbi shkëmbimin e sodë-potasit. Rrënja e qumështores (në sajë të acideve, kolinës, alkaloideve etj), ka veti rigjeneruese të gjakut, nxit prodhimin e tëmthit dhe ul kolesterolin. Kjo përzjerje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Çaj Anti-Stresi

2.40 

Bimët përbërëse të këtij çaji kanë aftësi koleretike dhe kalagoge dmth që rrisin prodhimin e tëmthit dhe lehtësojnë rrjedhjen e tij, duke ulur kolesterolin në gjak. Fleta e betullës ul kolesterolin duke favorizuar rritjen e kolesterolit të mirë (HDL); ajo favorizon largimin e lëngjeve të tepërta dhe ndikon në veshka mbi shkëmbimin e sodë-potasit. Rrënja e qumështores (në sajë të acideve, kolinës, alkaloideve etj), ka veti rigjeneruese të gjakut, nxit prodhimin e tëmthit dhe ul kolesterolin. Kjo përzjerje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Çaj Anti-Tonsilit

2.40 

Fletët e mentes, sherebelit, trumzës, lulet e kamomilit dhe kopra, në sajë të esencave dhe substancave të tjera aktive që ato përmbajnë , kanë veti frenuese dhe dizifektuese për infeksionet e zakonshme dhe kronike të grykës. Fletët e luleshtrydhes, ferrës dhe arrës kanë aftësi qetësuese të stresit dhe mbrojnë zemrën duke ulur kolesterolin në gjak. Trëndafili i egër është një katalizator për shërimin e shpejtë nga të ftohtët, kundër bronkitit dhe laringitit, si dhe në mbrojtjen e imunitetit të organizmit. Gjethet e dellit veprojnë tek tiroidet paratiroidet. Lulet e shtogut dhe lulet e njëmijëfletëshit në sajë të përmbajtjes së tanineve, vitaminave P, C e K kanë aftësi dizifektuese dhe zbutëse, janë antiflamatore të acarimit të fytit dhe gojës. Mëllaga vepron me sukses kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe të fytit duke lehtësuar nxjerrjen e gëlbazës.

Caj Aromatiko – Mjekësor

2.40 

Çaji ynë Aromatiko – Mjeksor përbëhet si dhe nga vetë emri i tij, vetëm me bimë spontane (të egra në natyrë) të përzgjedhura dhe të seleksionuara nga ne. Bimët e përdorura përmbajnë shumë vitamina të tilla si: A,B,C,E,K dhe P të cilat janë shumë të nevojshme për organizmin e njeriut pa përjashtim moshe. Elementet përbërës të bimëve të mësipërme veprojnë duke ndihmuar natyrshëm në organizmin e njeriut. Ato ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, në funksionimin e zemrës, ndihmojnë aparatin tretës, atë të frymëmarrjes, ndihmojnë për një jashtëqitje të rregullt etj. Duke ndjerë kënaqësinë e këtij miksimi mund të shijoni një çaj shumë të këndshëm, 100% natyror dhe mbi të gjitha duke ndihmuar dhe lehtësuar organizmin tuaj.

Çaj Aronia Frut

2.40 

Aronia është një bimë e zbuluar dhe e përdorur fillimisht në Amerikën e veriut e më pas në Europë. Vitet e fundit kërkesa e madhe për frutat e saj bëri që këtë bimë ta sjellin e ta rrisin edhe fermerët e vëndit tone . Frytet e Aronia-s përmbajnë një numër të papërfillshëm kalorish dhe yndyrnash (50 gr frute të njoma 24 kalori). Aronia është një ndër bimët natyrore më të pasura me antioksidantë dhe ka përmbajtje të lartë vitaminash . Cipa e këtij fryti shquhet për përmbajtje të lartë të fibrave. Përdorimi më i mirë është konsumimi i fryteve direkt duke i përtypur . Për konsumatorët e cajit frutat mund të ziejnë për 5 minuta dhe të përdoren me gjith ujin e tyre ose për një shije dhe më të fortë të lihet për 20-30 minuta në ujë duke rifituar zbutjen , e më pas të përdoren në përzierjen e smothie (miks frutash në frutalor ). Shkojnë mirë dhe mund të kombinohet në : ëmbëlsira , shurupe , kokteile pijesh (alkolike dhe joalkolike), sallata frutash muesli, akullore, etj

Çaj Bar Blete

2.40 

Fletët dhe lulet e barit të bletës përmbajnë vaj esencial (që në vetvete përmban citrate, linalool, geraniolo etj), taninë, rezina e acid sucinik. Çaji I barit të bletës ka aftësi të mira sedative, antispazmatike, karminative, kolerektike etj. Pra në sajë të përmbajtjes shquhet në aftësitë për të liruar ngërçet e muskulaturës së butë, në lirimin e gazeve nga zorrët, ndihmon në prodhimin e tëmthit në mëlçi, ngadalëson rrahjet e forta të zemrës, ul presionin e lartë të gjakut, ndihmon në pagjumësi, qetëson neurozat kardiake dhe çrregullimet psikoneurotike.

Çaj Dietik

2.40 

Nga zjerja e bimëve që përmban përzjerja, përftohet një çaj që bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe të jashtëqitjes. Mustaqet e misrit, frytet e dëllenjës së zezë dhe rrënja e gjuhunueses meqënëse shtojnë diurezen ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndikojnë në largimin e celulitit dhe rënies në peshë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës, në sajë të antrakioneve (të cilat kanë veti laksative), nxisin prodhimin e tëmthit dhe shtojnë rrjedhjen e tij duke përmirësuar kështu funksionet e mëlçisë. Veprimi i fundit përforcohet kështu dhe nga prania në çaj e luleve të njëmijëfletëshit të cilat qetësojnë ngërçet që japin kriza në mëlçinë e zezë, nxisin rrjedhjen e tëmthit etj .Lulja e murrizit dhe ajo e shtogut ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e zemrës dhe të stomakut.

Çaj Ekspektorant

2.40 

Zhumbrica në sajë të përmbajtjes së esencës (timol, tinaneve etj.) substanca të hidhura, flavoneve, substancave fitoncide etj ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës, në shtimin e rrjedhes së lëngut të stomakut, në përmirësimin e tretjes, në përmirësimin e spazmave të muskulaturës së lëmuar dhe në përmirësimin e çrregullimeve të stomakut e të zorrëve. Ndihmon shumë në kollën e bardhë. Trumëza përmban esencë me karvakrol e cimol, taninë, etj në sajë të të cilave nxit tretjen, largon gazrat nga zorrët, nxit nxjerrjen e gëlbazës dhe sistemin nervor. Agulicja ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës nga rrugët ë frymëmarrjes dhe është kundër efizemës së mushkërive dhe bronkiteve akute dhe kronike. Molla përmirëson shijen e çajit dhe ka përmbajtje të lartë vitamine C.

Çaj Fruta pylli

Miksimi i fryteve të bimëve aromatiko – mjeksore tërësisht të egra dhe të rritura në pyjet tanë, e bën këtë përzjerje në mënyrën më absolute një nga çajrat më të mirë. Frytet e pyllit që bëjnë pjesë në të, kanë përmbajtje të lartë vitaminash si C, A, B dhe P. Këto fryte përmbajnë gjithashtu acide organike, tanine etj. Kanë gjithashtu dhe veti mjaft të mira kuruese për traktin e frymëmarrjes, zemrën si dhe qarkullimin e gjakut.