Showing 17–32 of 51 results

Çaj Gjethe Sene

2.40 

Fletët e senës në sajë të heterozideve antrokinotike që përmbajnë, nxisin jashtëqitjen në organizëm. Sena është një bimë mjaft e njohur, efikase dhe e përdorshme që në kohët më të lashta kundër kapsllëkut. Në shumicën e rasteve çaji mund të ketë një veprim të vonuar meqënëse efekti laksativ shfaqet 10-12 orë pas pirjes se tij.

Caj Gjethe Sene (Senna Leaves Tea)

Fletët e senës në sajë të heterozideve antrokinotike që përmbajnë, nxisin jashtëqitjen në organizëm. Sena është një bimë mjaft e njohur, efikase dhe e përdorshme që në kohët më të lashta kundër kapsllëkut. Në shumicën e rasteve çaji mund të ketë një veprim të vonuar meqënëse efekti laksativ shfaqet 10-12 orë pas pirjes së tij.

Çaj Hipnotik (për gjumë)

2.40 

Bimët e kombinuara në këtë përzjerje bimore plotësojnë veprimet e njëra tjetrës dhe i japin në këtë mënyrë, çajit një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësi nervore, në lodhje nervore që shoqërohen në pagjumësi dhe dhembje koke. Lulja e sumbullbarit në sajë të esencës dhe lupolonit që ka qetëson sistemin nervor qëndror, lehtëson gjendjen e padëshirueshme gjatë tensionit nervor dhe sjell gjumin. Kamomili dhe fleta e mentes kanë veti spazmolitike dhe sedative mjaft të mira. Lulet e Blirit përmbajnë esencë dhe substanca të ndryshme që përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin. Lëvorja e shelgut ka veti qetësuese në pagjumësi si dhe bari bletës ka veti të lehta gjumësjellëse.

Çaj i Zi (Çaj i Rusit)

2.40 

Çaji i Zi është i njohur dhe i përdorur që në kohët me të lashta nga vendet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin. Gjethet e Çajit te Zi përmbajnë ndër të tjera polifenole,substanca këto mjaft ushqyese për organizmin e njeriut. Përmbajtja e katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjnë atë një antioksidant mjaft të mirë. Shquhet për vetitë e tij në rënien në peshë, në uljen e kolesterolit, është një anti-diabetik mjaft efikas, me vlera dhe që ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe në parandalimin e rënies së flokëve. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështirës.

Çaj Jeshil

2.40 

Çaj Jeshil është i njohur dhe i përdorur që në kohët më të lashta , fillimisht nga vëndet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin . Gjethet e çajit jeshil përmbajnë ndër të tjera polifenole , substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut . Përmbajtja e katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjne atë një antioksidant mjaft të mirë. Shquhet për vetit e tij në rënien në peshë , në uljen e kolesterolit është një anti – diabetik mjaft efikas , me vlera dhe që ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe parandalimin e rënies së flokëve . Ruhet në vënde të thata larg dritës dhe lagështirës.

Çaj Kamomili

2.40 

Kamomili prej vitesh njihet si një qetësues mjaft efikas natyror për njeriun (të çdo moshe). Përdoret si mjet që largon gazrat nga zorrët dhe liron ngërçet ( spazmat e muskulaturës). Përdoret kundër heqjes së barkut, kundër pezmatimit të rrugëve urinare dhe si mjet që shton djersitjen dhe qetëson në tërësi. Ul ndjeshëm ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror. Çaji i kamomilit përdoret gjithashtu dhe për mjekimin e sëmundjeve të syve, lekurës, veshëve, djegjeve në lëkurë duke përshpejtuar proçesin e rigjenerimit etj.

Çaj Laksativ Bimor

2.40 

Bimët e kombinuara në këtë çaj plotësojnë veprimin laksativ, antiskeptik, zbutës dhe antiflamator në rrugët e poshtme të tretjes, duke nxitur kështu lëvizjet peristaltike të zorrëve (në veçanti zorrës së trashë) çaji lehtëson dhe normalizon të dalët jashtë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës të pasura këto, me antrakinone nxisin drejtpërdrejt lëvizjet peristaltike të zorrëve ndërsa lulet e shtogut ndihmojnë në zbutjen e mukozës së zorrëve dhe në hollimin e masave të patretura ushqimore. Lulet e njëmijëfletëshit i japin çajit veprim antifermentativ dhe njëkohësisht qetësues, ndërsa molla e egër përmirëson ndjeshëm shijen e çajit.

Çaj Limonçinë

2.40 

Çaji i përgatitur me fletët e Luizës përveç vlerave ka një aromë shumë të mirë , të ngjashme me atë të limonit . Ato janë të pasura me vaj esencial si dhe kanë përmbajtje të vogël të acidit citrik. Limoneina herba Luiza ose me emërtimin latin Aloysia Citrodora përveç një çaji të këndshëm me një përdorim të përditshëm përdoret dhe për shqetësimet që rrjedhin nga vështirësia e tretjes liron gazrat nga zorrët , ngërçet e muskulaturës së butë të stomakut .Hap oreksin dhe ndihmon në një tretjen më të mirë te ushqimit. Për sa më lartë bëjnë Limonçinën një çaj mjaft të mirë me efekte dietike dhe qetësuese . Për përdorimet specifike rekomandojmë të këshilloheni me mjekun e familjes. Mund të përdoret nga të gjithë 2-3 heë në ditë. Këshillohet që pas përdorimit të rregullt prej tre javësh të bëhet një ndërprerje prej dhjetë ditësh e më pas mund të rifillohet sërisht.

Çaj Lule Basani

2.40 

Lulja e Basanit njihet dhe përdoret që nga kohët më të lashta si një mjekim popullor . Ndihmon në djegiet e stomakut dhe ulçerës , astmës bronkiale , dhimjet e kokës ndihmon në problemet e aparatit tretës , reumatizmës dhe podagrës (inflamacionet që krijohen në gjymtyrët të shkaktuar nga përmbajtja e lartë e acidit urik ). Ndihmon në pastrimet nga krimbat e zorrëve dhe gjithashtu njihet si një antidepresiv dhe qetësues natyror shumë efikas . Ndihmon në funksionimin e mëlçise .

Çaj Lule Bliri

2.40 

Lulet e blirit përmbajnë muçilagje, esencë të pasur me farnezol, glukozitë të ndryshëm, sheqerna, taninë dhe substanca të përafërta me vitaminën “E”. Përdoret në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtët dhe që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, gëlbazë, etj). Në saj të vetisë që ka kjo lule, për të shkaktuar djersitjen në organizëm, përdoret gjithashtu dhe në sëmundjet e veshkave dhe të fshikzës urinare, si dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut. Lulet e Blirit përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin.

Çaj Majaselli

2.40 

Bari I majasëllit në sajë të tanineve, esencës etj rekomandohet si një mjekues I mirë për majasëllin. Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me azulen, cineol, etj substancës së hidhur akileine, vitaminës K, tanineve etj liron spazmat dhe përdoret në mjekimet e majasëllit. Drunakuqi dhe gjethet e senës, me efektet e tyre diuretike dhe laksative pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë e zezë nga lëndët e dëmshme e ndihmojnë në uljen e dhimbjeve. Fletët e luleshtrydhes dhe ferrës në sajë të substancave që përmbajnë ( taninë, vitamine C, kripra minerale, acid malik e salicilik shërojnë infeksionin e mukozës së zorrëve dhe majasëllit. Fletët e rigonit e të mersinit kanë veti rrudhëse, antiseptike, hemostatike etj. Bimët e shpjeguara si më sipër bëhen një mjekim natyror mjaft efikas për majasëllin.

Çaj Mali

2.40 

Çaji i malit është ndër çajrat më të njohur dhe më të përdorshëm në vendin tonë si dhe në disa nga vendet e mesdheut. Ne kemi përzgjedhur për ju, në çajin e malit, varietetin më të mirë të kësaj bime (Sideritis). E kemi seleksionuar që në origjinë. E kemi përpunuar sipas çdo standarti që bën të mundur , që në atë filxhan çaji të ndjeni aromën e natyrës së egër të maleve tona. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështirës.

Çaj Mali (Buqetë)

Çaji i malit është ndër çajrat më të njohur dhe më të përdorshëm në vendin tonë si dhe në disa nga vendet e mesdheut. Ne kemi përzgjedhur për ju, në çajin e malit, varietetin më të mirë të kësaj bime (Sideritis). E kemi seleksionuar që në origjinë. E kemi përpunuar sipas çdo standarti që bën të mundur , që në atë filxhan çaji të ndjeni aromën e natyrës së egër të maleve tona. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështirës

Caj MAM (për nënat e reja)

2.40 

Ky çaj përmban bimë mjeksorë përbërësit aktivë të të cilave nxisin formimin dhe sektretimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji. Bari i qerbashit përmban alkaloidin galeginë, glukokinë, glikozidin, dhe ndihmon, rrit aktivitetin e gjendrave të qumështit. Këshillohet si laktagog, për nënat me fëmijë në gji që nuk kanë sasi të mjaftueshme qumështi. Fleta e hithrit nxit formimin dhe sekretimin e qumështit nga përmbajtja me glukokinë, fitoncide, klorofil, karotinë, vitamina B2, A, C dhe K, kripa e potasit, silicium etj të nevojshme për organizmin e nënës dhe fëmijës. Kopra e egër, farat e glikanxos dhe kumini i livadheve veprojnë te gjendrat e qumështit duke ndikuar në shtimin e sasisë së qumështit tek nënat me fëmijë në gji.

Çaj Melçisë

2.40 

Bimët e kombinuara në këtë çaj, përmirësojnë punën e mëlçisë në sajë të pranisë së qumështores dhe të lule basanit që nxisin veprimtarinë e mëlçisë. Mentia dhe njëmijëfletëshi janë kolagoge të fuqishëm, dhe si pasojë i krijojnë kushte të përshtatshme mëlçisë për të punuar normalisht. Esenca e këtyre të fundit në sajë të veprimit spazmolitik dhe antiskeptik, lirojnë spazmat, lehtësojnë dhimbjet e mëlçisë dhe përmirësojnë funksionin e saj. Mustaqet e misrit dhe lëvorja e drunakuqit me efektet e tyre diuretike e laksative, pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë nga lëndët e dëmshme. Trëndafili i egër (në sajë të Vitaminave) zgjeron enët e gjakut nxit dhe rigjeneron indet e dëmtuara të mëlçisë.