Showing 33–48 of 51 results

Çaj Multi -Vitaminoz

2.40 

Çaji Multi – Vitaminoz është antianemik, pasi bimët mjeksore të përdorura, janë të pasura me vitamina si: B, C dhe P. Provitamina A dhe gjithashtu shumë të rëndësishme Vitaminat B2 dhe K te cilat asimilohen shumë shpejt nga organizmi. Përdorimi i këtij çaji rekomandohet dhe në rastet kur organizmi ka nevojë për vitamina si dhe në raste të ndryshme anoreksie. Çaji gjithashtu rrit rezistencën e organizmit ndaj semundjeve si: gripit, anemisë, si edhe në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe atyre të organeve të tretjes.

Çaj Pelin(Stimulues Oreksi)

2.40 

Pelini i bardhë në sajë substancave të hidhura dhe esencës që ka, përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut duke përmirësuar ndjeshëm oreksin si dhe përmirëson punën e mëlçisë. Esenca e Pelinit përmban azulën (me veti shumë të mira antiskeptike), tyjoli, etj.

Kujdes! Pelini i përdorur në doza të mëdha është helmues dhe mund të dëmtojë trurin dhe të shkaktojë dridhje dhe çrregullime në organizëm.

Nuk rekomandohet të përdoret nga gratë, gjatë periudhës së shtatëzanisë.

Çaj për Kolitin

2.40 

Borziloku në sajë të esencës e të tanineve që përmban përmirëson aktivitetin e stomakut, pakëson gazrat në zorrë dhe ndihmon në uljen e dhimbjeve të kolitit. Koperi dhe koriandëri nxisin funksionet e zorrëve dhe sekretimet e stomakut. Kamomili dhe njemijëfletëshi plotësojnë efektin kalagog të gjithë përzjerjes dhe veç kësaj ato japin efekt kundër mahisjes së rrugëve biliare. Drunakuqi dhe bari i majasëllit, si diuretike dhe laksative, pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë e zezë nga lëndët e dëmshme dhe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kolitit. Trëndafili dhe lulja e shtogut, në sajë të vitaminave C, B, A dhe P zgjerojne enët e gjakut, ulin kapsllëkun si dhe nxisin dhe rigjenerojnë indet e dëmtuara të mëlçisë.

Çaj për Kollën (Bekik)

2.40 

Rrënjët dhe gjethet e mëllagës së bardhë mbajnë substanca mucilagjinoze (jargëzuese) të cilat zbusin dhe qetësojnë kollën. Thundërmushka në saj të esencës dhe të fitoncideve që ka, qetëson kollën dhe lehtëson nxjerrjen e gëlbazës. Lulet e netullës përmbajnë po ashtu lëndë jargëzuese flavonide, esencë, sheqerna e saponinë dhe këshillohen si një mjet zbutës dhe ekspektorant në kollën e zakonshme, në kollën e bardhë dhe në pezmantimet e bronkeve. Lulëkuqja ka veti qetësuese në tërë sistemin e frymëmarrjes, qetëson kollën dhe mënjanon ngacmimin e saj. Rigoni ndihmon nxjerrjen e gëlbazës si dhe mjekon rrugët e frymëmarrjes.

Çaj për Prostaten

2.40 

Hithra nxit qarkullimin e gjakut sidomos, në lëkurë, ndihmon në zvogëlimin e prostatës duke ulur dhe dhimbjet e saj. Përmban vitamina A1, B2, C dhe K. Mustaqet e misrit në saj të përmbajtjes të saponineve, glukoziteve flavonike, esencës, vajit ndyror, kripërave të potasit dhe vitamines K nxisin urinimin dhe japin efekt në çistet kronike. Çaji në saj të përbërësve ka veti diuretike, shton sekretimin e tëmthit, ndihmon mëlçinë dhe qetëson prostatën. Majdanozi ndihmon në veprimtarinë nervore, muskulare, shton sekretimin urinar, largon gazrat nga zorrët. Grami nxit veprimtarinë e veshkave dhe organizmit. Delli në sajë të substancave që përmban ndihmon dukshëm në qetësimin e prostates.

Çaj për Stomakun

2.40 

Kamomili, gjethja e mendrës dhe bari i bletës përmbajnë esencë dhe substanca të tjera, të cilat veprojnë kundër gazeve të zorrëve dhe çrregullimeve të stomakut. Lulja e njëmijëfletëshit në sajë të esencës, substancës së hidhur akileine, liron spazmat e muskulaturës së butë dhe qetëson ngërçet e stomakut. Borziloku qetëson dhimbjet dhe është efikas kundër pezmatimit kronik të stomakut si dhe çrregullimeve të tubit tretës. Fomi mjeksor vepron në muskulaturën e lëmuar duke përshpejtuar peristaltikën e zorrëve, ndihmon metabolizmin dhe përmirëson punën e stomakut. Bimët e këtij çaji kanë veti qetësuese duke ulur dhimbjet e stomakut dhe duke përmirësuar ndjeshëm funksionalitetin e tij.

Çaj për Temthin

2.40 

Çaji nxit kryesisht rrjedhjen e tëmthit, në sajë të pranisë së rrënjës së qumështores dhe gjetheve të mentes. Rrënjët e sanzit nxisin rrjedhjen e lëngjeve të stomakut, shtojnë lëngun e tëmthit dhe ndihmojnë kështu në funksionimin e mëlçisë së zezë. Në sajë të pranisë së lëvores së drunakuqit, përzjerja përdoret edhe kundër kapsllëkut të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e lëngut të tëmthit. Lulet e kamomilit dhe të njëmijëfletëshit plotësojnë efektin kalagog të gjithë përzjerjes dhe veç kësaj ato janë dhe kundër mahisjes së rrugëvë biliarë. Çaji në tërësi, duke mbajtur tëmthin në gjendje të holluar, pengon tërthorazi formimin e gurëvë përkatës, ndërsa prania e lule akut ndihmon në tretjen e gurëve.

Çaj për Tensionin

2.40 

Bimët e ndryshme mjeksore të këtij çaji, nëpërmjet përbërësve të tyre natyrore dhe aftësive diuretike që kanë, ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut. Në veçanti, fleta e ullirit, lulja e murrizit, bari i bletës dhe rozmarina rregullojnë qarkullimin e gjakut, fuqizojnë muskulaturën e zemrës dhe ulin presionin e gjakut. Sherebela është një rregullator mjaft i mirë për qarkullimin e gjakut. Trëndafili i egër dhe lulja e shtogut ndihmojnë në zbutjen e mukozës së zorrëve dhe furnizojnë organizmin me vitamina C,B,P,K dhe gjithashtu dhe me provitaminën “A”. Lëvorja e drunakuqit, ndihmon në rregullimin e jashtëqitjes. Kujdes! Kjo përzjerje nuk zëvendëson ilaçet e tensionit por vetëm mund të ndikojë në uljen e dozës së tyre si dhe të ndihmojë në rigjenerimin e organeve.

Çaj për Veshkat

2.40 

Çaji në sajë të përbërjes së tij, shton ndjeshëm urinimin, dhe ka aftësi tretëse. Përdoret për gurët e veshkave me natyrë fosfatesh, uratesh e karbonatesh. Mustaqet e misrit rrisin 2-3 herë diurezën dhe këshillohen edhe kundër acarimit të fshikzës, urinimit me gjak, etj. Rrënjët e gjuhunueses rekomandohen kundër rërës që formohet në veshka dhe në rrugët urinare. Bishti I kalit në sajë të kripërave të kalciumit dhe të esencës me veprim antimikrobik përdoret si antiseptik dhe diuretik në sëmundjet e veshkave dhe fshikzës urinare. Veprimi diuretik I çajit rritet nga prania e bishtave të qershisë dhe gjetheve të mështeknës. Fieri i gurit, gjithashtu, është një tretës i mirë tek gurët e veshkave. Fletë hithra, lëvorja fasules, dëllenja, ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve urinare. Gjethet e Gërrdecit veprojnë si një antiskeptik për rrugët urinare.

Çaj Podagres

2.40 

Fletët e frashërit përmbajnë kuercitrine, acid ursolik dhe vitaminë K2, nxisin urinimin dhe përdoren kundër reumatizmit dhe gutës. Fshesa e keqe duke nxitur epitelin e veshkave shton nxjerrjen e acidit urik i cili është shkaku i formimit të urateve e që sjellin podagrën si pasojë e depozitimit në artikulacionet e këmbëve apo duarve. Fletët e mështeknës përmbajnë saponinë, taninë katekike dhe flavonoide që shtojnë veprimin diuretik dhe ndihmojnë në nxjerrjen e acidit urik e të kolesterinës duke ndihmuar në uljen e dhimbjes së kyçeve. Lëvorja e shelgut në saj të një heteroziti që quhet salicinë, liron acidin salicilik nga organizmi dhe rekomandohet kundër podagrës, gonadrës, kirargas dhe reumatizmit kronik.

Çaj Qetësues (për Menopauzën)

2.40 

Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me azulen, cineol, substancës së hidhur akileine, vitaminës K, tanineve etj që përmban, liron spazmat e muskulaturës së butë (Spazmolitik), veçanërisht të mitrës, ngërçet dhe dhimbjet e stomakut me origjinë nervore, si lehtësues dhe rregullues. Kamomili shton djersitjen dhe qetëson në tërësi. Sherebela pakëson djerësitjet e tepërta gjatë natës në periudhën e klimakterit duke lehtësuar ciklin menstrual (tek gratë) dhe ndihmon gjithashtu në qarkullimin e gjakut. Murrizi ka veti antisklerotike dhe sedative ndaj dhe vepron në fuqizimin natyral të zemrës. Ndikon në rregullimin e frymëmarrjes dhe në pagjumësi. Vetitë kurative e bëjnë çajin efikas për gratë si dhe për burrat e moshës së tretë

Çaj Reumatizmes

2.40 

Bimët që ndodhen në këtë përzjerje, ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma. Dëllenja si një mjet i mirë diuretik ndihmon në jashtëqitjen e klorureve dhe të azotit në formën e uresë duke vepruar në reumatizmën e kyçeve. Hithri nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe krahas lehtësimit të dhimbjes ka vitamina si A1, B2, C dhe K. Rozmarina është një mjekues I mirë për reumatizmin artikulor si dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Rrënja e gjuhënuses përmban saponina, heterozid flavonik , pak essence, etj të cilët I japin veti çajit që të nxisë urinimin (diuretik) dhe të pakësojë acarimet e rrugëve urinare dhe të reumatizmës. Fletët e mështeknës përmbajnë saponinë, rrëshirë, vitamina C, taninë katerike dhe flavonoide që shtyjnë veprimin diuretic dhe ndihmojnë në lehtësimin e reumatizmës dhe të dhimbjes së kyçeve. Lëvorja e shelgut në sajë të salicinës që ka liron acidin salistik nga trupi I njeriut, prandaj rekomandohet kundër reumatizmit kronik.

Çaj Trendafil i EGER Plus

2.40 

Trëndafili i kuq konsiderohet burimi natyror më i koncentruar i vitaminës C pasi përmban një sasi 50-100 herë më tepër se agrumet, arsye kryesore kjo, që jep kontribut në forcimin e mbrojtjes natyrale të organizmit. Stili i jetës perëndimore, ndotja industriale, prania e aparaturave elektronike, tymi i duhanit, etj janë faktorë që rrisin nevojën e organizmit për Vitaminën C. Prania e mollës dhe boronicës shtojnë ndjeshëm vlerat dhe shijen e çajit. Kjo përzjerje është gjithashtu një antiflamator dhe një rregullues i mirë i qarkullimit të gjakut. Forcon imunitetin si një antialergjik dhe parandalues i alergjisë së frymëmarrjes. Ka veti diuretike. Ul nivelin e kolesterolit në gjak. Këshillohet përdorimi për çdo moshë.

Fier Guri (Ceterach Offinarum)

2.40 

Fieri i gurit përmban taninë, acide organike etj. Ka veti mjaft të mira qetësuese, ndihmon kundër kollës dhe acarimeve të rrugëve të frymëmarrjes.Nxit djerësitjen si dhe kryesisht urinimin tek të sëmurët që vuajnë nga mbajtja e vazhdueshme e urinës. Ndihmon në shkrirjen e gurëve të veshkave. Në gjuhën popullore quhet dhe “Thyerësi i Gurëve”. Ndihmon në shkatërrimin e oksalateve dhe largon acidin oksalit nga organizmi.

Fletë Mente

2.40 

Fleta e mentes (Spearmint në Anglisht) është pjesë e një bimë të njohur prej kohëve më të lashta me origjinë nga Europa dhe Azia. Ajo është e pasur me mentol dhe substanca tanike.Në saj të përmbajtjes së vajit të bimës me një substancë që quhet Carvone ( Carum Carvi), mentja bëhet bazë për prodhimin e çëmçakëzit. Gjithashtu kjo bimë përdoret gjerësisht në përbërjen e pastave të dhëmbëve, në industrinë kozmetike si dhe në industrinë e pijeve freskuese dhe alkoolike. Eshtë bazë në përgatitjen e disa kokteileve të njohura si <> dhe <>. Ky çaj i përzjerë me akull dhe dekoruar me disa fletë mente të freskët është kthyer në një traditë në shtetet e ngrohta të SHBA-së. Çaji i mentes ndikon në qetësimin e sistemit nervor. Ndër të tjera ndihmon në largimin e gazrave nga zorrët, nxit funksionimin e tëmthit si dhe përdoret kundër heqjes së barkut dhe marrjes së mendve.

Fryte Boronice

Frytet e boronicës ( ose frytet e qershiglës) janë të pasura me taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P. Frytet e boronicës dhe çaji i dalë prej tyre ndihmon dukshëm në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës.Krahas vlerave që ka si një çaj i përditshëm boronica ndihmon në infeksionet e zgavrës së gojës dhe atë të fytit. Gjithashtu ndihmon kundër heqjes së barkut, kundër hemorroideve ( majasëllit), kundër ulçerës gastrike dhe variçeve. Boronica e egër është gjithashtu e njohur si një mjet që lufton ndjeshëm diabetin.