Showing 49–51 of 51 results

Rigon i Kuq

2.40 

Në saj të esencës, substancave të hidhura, tanineve, etj rigoni i malësisë (rigoni i kuq) përdoret si një mjet (çaj) që ndihmon tretjen dhe nxjerrjen e gëlbazës, mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes, të kollës së bardhë dhe si një mjet shërues në rastet e rrufës dhe gripit pasi nxit dhe proçeset e djerësitjes dhe të urinimit në organizëm. Rigoni i kuq është i njohur prej kohësh dhe i përdorur në vendin tonë si për shijen e tij ashtu dhe për vlerat e tij mjekuese si një çaj. Kryesisht në Shqipërinë e veriut.

Sedativ

2.40 

Në këtë miksim bimësh mjeksore ndërthuren bimë me efekte qetësuese që veprojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor qëndror duke larguar dhimbjet e kokës. Kamomili përmban esencë me kamazulen, bisabolol, farnesën etj, duke dhënë rol kështu si një mjet që shton djersitjen, qetëson në tërësi dhe ul ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror. Lëvorja e shelgut përmban një heterozid që quhet salicilinë, i ngjashëm me atë që gjendet në ilaçet e dhimbjes së kokës. Mentja (mentoli) ka, substanca tanike të hidhura qetëson dhimbjen e kokës dhe marrjen e mendeve.Sumbullbari në sajë të esencës dhe lupolonit që përmban ka veti të qetësojë sistemin nervor qendror, lehtëson tensionin nervor si dhe lufton pagjumësinë. Fleta e sherebelit, si një rregullator i mirë i qarkullimit të gjakut, vepron e ndihmon në trazirat nervore dhe në të marrët e mendve. Bari bletës vepron kundër dhimbjes së kokës me origjinë nervore.

Sherebele Flete

2.40 

Fletët e sherebelit përmbajnë esencë të pasur me tyjon, kanë taninë, substanca të hidhura dhe kanë cilësi të mira kuruese dhe rigjeneruese për sistemin nervor dhe atë tretës. Ndihmon kundër heqjes së barkut, si dhe tek femrat lehtëson gjatë ciklit të menstruacioneve. Sherebeli në vetëvete është një konservues natyror shumë i mirë. Përdoret në rastet e bronkiteve, depresioneve si dhe në formë gargare në infeksione të gojës apo të bajameve. Përdoret si larës trupi e lëkure në rastet e reumatizmës si dhe mjaft efikas në djersitjen e tepruar ose thjesht në aromatizimin e trupit. Kujdes! Për përdorime specifike këshillohuni më parë me mjekun tuaj! Duhet të respektohen dozat si dhe, këshillojmë të mos përdoret për periudha të gjata kohore (mbi tre jave) pa ndërprerje. Nuk këshillohet të meret nga gra në periudhën e shtatzanisë si dhe gjatë periudhës së ushqyerjes së foshnjës me gji.