Showing 1–16 of 19 results

Borzilok i Grirë

Përbërja: Borzilok.

Përdorimi: Në saj të aromës së tij, të këndshme, borziloku, gjen përdorim, gati në të gjitha llojet e salcave, në supat me zarzavate, në gjellë të ndryshme, gatimi mishi e qoftesh, perimesh të ziera, brusketat etj. Gjatë përdorimit në kontakt me lagështinë e gatimit, rishfaqet dukshëm shija e freskët e fletës së borzilokut

Fara Chia

Përbërja: Fara Chia

Përdorimi: Në muesli, kokteile frutash, në përzierje për frulator , sallata etj. Këshillohet të ruhet në vënde të thata , larg dritës dhe lagështirres.

Gjethe Dafine

Përbërja: Gjethe dafine.

Përdorimi: Dafina (Lauris Nobilis) është një erëz e njohur dhe e përdorur që në kohët më të lashta. Jep një aromë të veçantë dhe mjaft të këndshme në gatim. Përdoret kryesisht në gatimet e pulave të pjekura, gjellë, mishra (të ndryshëm) të furrës,perime të pjekura, tava orizi etj. Ideale për salcën e domates.

Hudhër e grirë

Përbërja: Hudhër e grirë.

Përdorimi: Në kontakt me lagështinë që përmban gatimi, hudhra tretet duke lëshuar aromën e saj të freskët. Përdoret kryesisht në mishrat e furrës dhe të zgarës, në gatimet e peshkut, në salca dhe fërgesa, në gjellë të ndryshme si dhe tek çomleku, tasqebapi, etj. Si një produkt shumë praktik gjen përdorim të gjithanshëm.

Kanellë e grirë

Përbërja: Kanellë e grirë.

Përdorimi: Përdoret në përgatitjen e tortave dhe ëmbëlsirave të ndryshme, si sultiashit e budingut, ashurja tradicionale, tek pilafi (sipas shijes) në akullore, revani, kabuni, hallva, etj. Përdoret gjithashtu dhe si kondityrë për kapucino. Gjen një përdorim të gjerë në gatimet tradicionale të kuzhinës greke.

Kanellë shkop

Përbërja: Kanellë e plotë.

Përdorimi: Përdoret në përgatitjen e tortave dhe ëmbëlsirave si sultiashit, budingut, tek ashurja tradicionale, në akullore, revani, kabuni, hallva, rizoto etj. Në kapuçino dhe specialitete të kuzhinës greke, italiane etj. Kanella shkop përdoret kryesisht duke u grirë sipër gatimit ku në moment rifiton aromën e fortë dhe kundërmuese të saj.

Kopër

Përbërja: Kopër

Përdorimi: Përdoret kryesisht për aromën e këndshme që lë në gatimin e mishit, supës, peshkut, patateve të furrës, sallatave etj. Eshtë një ndër erëzat më të përdorshme në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut si dhe një erëz mjaft e njohur në kuzhinën greke. Gjatë gatimit lëshon aromën e fletës se freskët të koperit

Majdanoz

Përbërja: Majdanoz i përpunuar.

Përdorimi: Përdoret kryesisht në gatimin e mishrave të pjekur e të zgarës, në supa e gjelle të ndryshme, në salca, sallata ruse, patate furre, etj. Në kontakt me lagështinë e gatimit rifiton aromën e tij të freskët. Është ndër erëzat më të përdorura në kuzhinën mesdhetare.

Nenexhik

Përbërja: Nenexhik i përpunuar ose dhjozmë.

Përdorimi: Nenexhiku ose dhjozma, mendërza, menta gjen një përdorim mjaft të gjërë në kuzhinën tradicionale shqiptare. Përdoret kryesisht në gjellë dhe gatime kungujsh, spinaqi, preshi, në rizoto e të mbushura, gatime furre, në përsheshe etj. Në kontakt me lagështinë e gatimit rishfaq dukshëm aromën e tij.

Piper i zi i grirë

Përbërja: Piper i zi

Përdorimi: Piperi i zi është ndër erëzat më të përdorshme në mbarë botën dhe natyrisht një nga artikujt që konsumatori shqiptar na kërkon. Ne sjellim pranë jush, varietetin dhe cilësinë më të mirë të kësaj erëze. Gjen një përdorim të gjithanshëm dhe mjaft të gjerë në gatim.

Piper i zi kokërrplotë

Përbërja: Piper i zi kokërrplotë cilësia e 1-rë.

Përdorimi: Piperi i zi është ndër erëzat më të përdorshme në mbarë botën dhe natyrisht një nga artikujt që konsumatori shqiptar na kërkon. Ne sjellim pranë jush, varietetin dhe cilësinë më të mirë të kësaj erezë. Gjen një përdorim të gjithanshëm dhe mjaft të gjerë në gatim.

Rigon

Përbërja: Rigon

Përdorimi: Rigoni është një ndër erëzat më të përdorura në kuzhinën mbarë botërore i njohur që në kohët më të hershme. Rigoni në saj të shijes së tij mund të përdoret thuajse kudo…në qofte, mishra të pjekur e të skuqur, në sallame, në kukurece, pica e bukë, në vezë, sallata të ndryshme, prodhime bylmeti (djathra të ndryshëm), patate të skuqura, në salca, në gjellë të ndryshme etj. Rigoni në saj të vlerave mjeksore mund të përdoret dhe si një çaj kurativ pasi ndihmon në rregullimin e frymëmarrjes e mjekimin ndaj kollës së bardhë.

Rozmarinë

Përbërja: Rozmarinë.

Përdorimi: Përdoret kryesisht tek gjeli i detit, dhe tek pulat e pjekura, mishrat e të gjitha llojeve, lepurit, qengjit, derrit, viçit, etj. Gjatë kontaktit me ngrohtësinë e gatimit lëshon aromën e freskët dhe të këndshme të saj. Përdoret dhe si nje çaj kurativ, pasi nxit frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut.

Rozmarinë e grirë

Përbërja: Rozmarinë.

Përdorimi: Përdoret kryesisht tek gjeli i detit, dhe tek pulat e pjekura, mishrat e të gjitha llojeve, lepurit, qengjit, derrit, viçit, etj. Gjatë kontaktit me ngrohtësinë e gatimit lëshon aromën e freskët dhe të këndshme të saj. Përdoret dhe si nje çaj kurativ, pasi nxit frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut.

Shafran Indie

Përbërja: Shafran Indie.

Përdorimi: Kurkuma është një nga erëzat më të njohura e të përdorura në kuzhinën aziatike. Kjo erëz vjen nga rrënja e një bime që rritet në Indi. Është ndër komponentet bazë që bëhet Carry. Përdoret si një ngjyroses i mirë. Përdoret në gatime fruta deti, peshku, mishra furre e zarzavate, në salca, gatime orizi etj. Gjen vend me raste edhe në ëmbëlsira dhe biskota.

Spec i kuq i ëmbël

Përbërja: Spec i kuq i ëmbël

Përdorimi: Përdoret kryesisht për aromën dhe ngjyrën që lë në gatim. Gjen përdorim të gjerë në gjellë të ndryshme, në supa e në salca, në gatimin e mishit, qoftet dhe disa lloje të peshkut të furrës. Përdoret në sallata të ndryshme, për të aromatizuar perimet si dhe është një garnityrë mjaft e këndshme që shkon kudo.