Arra e Kokosit vjen nga Palma e Kokosit e cila eshte nje bime qe rritet ne tropik. Nga tharja dhe grirja e arres se kokosit nxirret nje ushqim i pasur me fibra dhe yndyrna te zinxhirit te mesem (MCT) te cilat jane te dobishme per organizmin. Perdoret kryesisht mbi embelsira si torta,zupa,macaroons,biskota etj
Arra e moskatit e grirë aplikohet direkt mbi pjatat e përgatitura si në: makarona, lazanja, rizoto, salca, pure, djathra etj Arra e moskatit (ose arra hindit), në sajë të aromës karakteristike gjen përdorim të gjerë dhe në produkte pastiçerie.
Arra e moskatit kryesisht grihet mbi gatimet e servirura ne tavolinë. Gjen përdorim të gjërë në makarona, lazanja, rizoto, salca, pure, djathra etj. Arra e moskatit (ose arra hindit), në sajë të aromës karakteristike gjen përdorim të gjerë dhe në produkte pastiçerie.
Borziloku është një nga bimet aromatike më të përhapura dhe të njohura në botë. Me origjine nga Azia tropikale, veçanërisht nga India dhe Afrika, u soll në Europë nga Grekët dhe Romakët nëpërmjet Lindjes së Mesme. Përdorimi masiv në kulinarinë mesdhetare vjen që nga shekulli i pesëmbëdhjetë. Eshtë përbërësi kryesor i disa prej recetave tradicionale të Italisë dhe Francës. Emri i tij shkencor eshte Ocimum basilicum: fjala e parë do të thotë aromë dhe i referohet fragrancës karakteristike të bimës; Basilicum që do të thotë mbreteror, thekson konsideraten e madhe që kjo bimë gëzon që nga antikiteti. Edhe sot, në Francë quhet herbe royale. Njihen të paktën dyzetë varietete të borzilokut: më të njohurat janë Borziloku gjenovez me fletë të vogla dhe shumë aromë, dhe ai napoletan me shije më të ëmbël dhe nota menteje.
Farat Chia jane superushqim natyror per shkak te vlerave te medha ushqimore qe permbajne dhe permbajtjes se ulet te kalorive. Ato jane te pasura me fibra,Proteina, Calcium, Mangan, Magnez dhe Fosfor. Jane nje burim i mire antioksidantesh.Pothuajse te gjithe Karbohidratet ne farat Chia jane fibra duke patur nje nivel shume te ulet sheqernash.
Përdorimi: Në muesli, kokteile frutash, në përzierje për frulator , sallata etj.
Curry nuk eshte nje erez me vete por nje perzierje e disa llojeve te ndryshme te erezave ekzotike si Shafran indie,Xhinxherfill,kumin, piper, kardamon,spec i kuq etj. Ne varesi te perberesve kjo perzierje mund te jete e embel, pikante ose pikante e forte. Asnje curry nuk eshte i njejte me tjetrin pasi duke nderruar dozat e erezave te ndryshme perftohen nje pafundesi aromash.Ne Indi, pergatitja e Curryt konsiderohet si sekreti i suksesit te nje Chefi kuzhine ose te nje shtepiakeje. Emri Curry eshte krijuar nga anglezet ne periudhen koloniale dhe tradicinalisht ne Indi njihet si Masala qe do te thote mishele ose perzierje. Curry ne kuzhine parapelqehet shume nga te rinjte dhe perdoret ne pergatitjen e shume pjatave si rizoto, pule, fruta deti, salmon, veze, legume te sherbyera ne salce me curry pak a shume pikante e deri tek embelsirat si torta me cokollate me curry, banane te karamelizuara me curry dhe te zhytura në çokollatë.
Dafina (Lauris Nobilis) është një erëz e njohur dhe e përdorur që në kohët më të lashta. Jep një aromë të veçantë dhe mjaft të këndshme në gatim.Përdoret kryesisht në gatimet e pulave të pjekura, gjellë, mishra (të ndryshëm) të furrës,perime të pjekura, tava orizi etj. Ideale për salcën e domates.
Dëllenja gjen përdorim në gatimin e mishrave të egër, si lepurit, drerit, derrit, zogjve të ndryshëm. Gjithashtu gjen një vend të përshtatshëm në aromatizimin e gatimit të lakrës, perimeve të ndryshme të salçiçeve të furrës, përsheshit dhe tek gjeli i detit, peshku etj. Përdoret duke u shtypur , grirë ose kokërr si garnityrë.
Estragoni është një erëz me origjinë nga Siberia e Jugut. Kuzhina Franceze e përdor si preparat bazë, për një salcë me famë ndërkombëtare ( Salcën Berneze). Me aromën e veçantë estragoni përdoret në aromatizimin e peshkut, frutave të detit, vezëve si dhe gjen përdorim shumë të mirë në pula e mishra të pjekur të zgarës.
Fara luledielli te cilesise me te mire, te qeruara nga levozhgat.Te pershtatshme per tu perdorur si snack, ne produkte brumi, pasticeri, kokteile frutash te thata etj.
Farat e lulëkuqes gjejnë përdorim mjaft të pëlqyeshëm në gatimin e makaronave të ndryshme si dhe në ravioli e në (njoki) gnocchi. Një kondiment i mrekullueshëm në përgatitjen e bukës e në biskota të ndryshme. Përdoret në përgatitjen e vezëve të skuqura, tek patatet dhe zarzavatet e pjekura e të furrës. Ideale për brusketa si dhe petulla e kuleçë të mbushur.
Eshtë një erëz e përdorur që në kohën e romakëve të lashtë. Përdoret në supa, perime, tek peshku etj si dhe shoqëron në mënyrë të përkryer bukën dhe ëmbëlsirat. Finoku është dhe një diuretik shumë i mirë si dhe një bimë mjaft efikase në ruajtjen e dhëmbëve.
Eshtë një erëz e përdorur që në kohën e romakëve të lashtë. Përdoret në supa, perime, tek peshku etj si dhe shoqëron në mënyrë të përkryer bukën dhe ëmbëlsirat. Finoku është dhe një diuretik shumë i mirë si dhe një bimë mjaft efikase në ruajtjen e dhëmbëve.
Menta (Spearmint) përdoret kryesisht për aromën e këndshme dhe të veçantë që lë si në gatimin e perimeve dhe të sallatave, ashtu edhe në gatimin e mishrave te ndryshëm si viçit, derrit etj. Përdoret këndshëm dhe në gatimin e salçiçeve, vezës së skuqur, si kondiment për djathin, në salca makaronash etj.
Frytet e Goxhit ose ndryshe manat e Goxhit jane fryte me prejardhje nga Lindja e Larget, kryesisht nga Kina e Tibeti. Frytet jane perdorur tradicionalisht nga kulturat e lashta aziatike duke u pertypur si frut i thate, si recel me fryte goxhi, ne perzierje per frulator, ne muesli me yoghurt apo duke u zier si çaj. Mendohet se njeriu qe ka jetuar me gjate ne bote Li Ching Yuen ka qene konsumator i rregullt i ketyre fryteve