Showing 1–16 of 23 results

Borzilok i Përpunuar 150g

3.25 

Borziloku është një nga bimet aromatike më të përhapura dhe të njohura në botë. Me origjine nga Azia tropikale, veçanërisht nga India dhe Afrika, u soll në Europë nga Grekët dhe Romakët nëpërmjet Lindjes së Mesme. Përdorimi masiv në kulinarinë mesdhetare vjen që nga shekulli i pesëmbëdhjetë. Eshtë përbërësi kryesor i disa prej recetave tradicionale të Italisë dhe Francës. Emri i tij shkencor eshte Ocimum basilicum: fjala e parë do të thotë aromë dhe i referohet fragrancës karakteristike të bimës; Basilicum që do të thotë mbreteror, thekson konsideraten e madhe që kjo bimë gëzon që nga antikiteti. Edhe sot, në Francë quhet herbe royale. Njihen të paktën dyzetë varietete të borzilokut: më të njohurat janë Borziloku gjenovez me fletë të vogla dhe shumë aromë, dhe ai napoletan me shije më të ëmbël dhe nota menteje.

Curry Miks Aromatik 480 g

8.90 

Curry nuk eshte nje erez me vete por nje perzierje e disa llojeve te ndryshme te erezave ekzotike si Shafran indie,Xhinxherfill,kumin, piper, kardamon,spec i kuq etj. Ne varesi te perberesve kjo perzierje mund te jete e embel, pikante ose pikante e forte. Asnje curry nuk eshte i njejte me tjetrin pasi duke nderruar dozat e erezave te ndryshme perftohen nje pafundesi aromash.Ne Indi, pergatitja e Curryt konsiderohet si sekreti i suksesit te nje Chefi kuzhine ose te nje shtepiakeje. Emri Curry eshte krijuar nga anglezet ne periudhen koloniale dhe tradicinalisht ne Indi njihet si Masala qe do te thote mishele ose perzierje. Curry ne kuzhine parapelqehet shume nga te rinjte dhe perdoret ne pergatitjen e shume pjatave si rizoto, pule, fruta deti, salmon, veze, legume te sherbyera ne salce me curry pak a shume pikante e deri tek embelsirat si torta me cokollate me curry, banane te karamelizuara me curry dhe te zhytura në çokollatë.

Dafine gjethe XL 50g

3.30 

Përbërja: Dafinë e përpunuar.

Përdorimi: Fleta e dafinës(Lauris Nobilis) është një erëz e njohur dhe e përdorur që në kohët më të lashta. Jep një aromë të veçantë dhe mjaft të këndshme në gatim. Përdoret kryesisht në gatimet e pulave të pjekura, gjellë, mishra (të ndryshëm) të furrës,perime të pjekura, tava orizi etj. Ideale për salcën e domates. Dafina e grimcuar (e prerë) mund të përdoret pa qenë nevoja të hiqet nga gatimi pasi ka lëshuar aromën

Fara Chia 530g

7.50 

Farat Chia jane superushqim natyror per shkak te vlerave te medha ushqimore qe permbajne dhe permbajtjes se ulet te kalorive. Ato jane te pasura me fibra,Proteina, Calcium, Mangan, Magnez dhe Fosfor. Jane nje burim i mire antioksidantesh.Pothuajse te gjithe Karbohidratet ne farat Chia jane fibra duke patur nje nivel shume te ulet sheqernash.

Përdorimi: Në muesli, kokteile frutash, në përzierje për frulator , sallata etj.

Hudhër e grirë XL 500g

10.00 

Në kontakt me lagështinë që përmban gatimi, hudhra tretet duke lëshuar aromën e saj të freskët. Përdoret kryesisht në mishrat e furrës dhe të zgarës, në gatimet e peshkut, në salca dhe fërgesa, në gjellë të ndryshme si dhe tek çomleku, tasqebapi, etj. Si një produkt shumë praktik gjen përdorim të gjithanshëm.

Kanelle e grire XL 380 g

7.70 

Emri kanelle vjen nga italishtja, nga forma e vecante e bimes si nje kallam. Emertimi anglez “cinammon”e ka origjinen nga arabishtja dhe do te thote bime me arome. Kanella ka nje histori mijravjecare: citohet ne Bibel ne librin e eksodit dhe eshte perdorur dhe nga egjiptianet e lashte. Ne mesjete importohej ne perendim me karvane, beri qe te lidhej nje linje trafiku e qendrueshme e Holandezeve me Sri Lanken, e cila ishte nga prodhuesit me te medhenj ne gjysemshelkullin e pare te 1600,dhe i beri holandezet importuesit kryesore ne Europe. Ne dallim nga shume ereza te tjera,kanella nuk nxirret nga nje fare apo frut por nga pjesa e brendshme e levores se bimes.

Kripë Aromatike 655g

3.60 

Në produktin që keni në dorë, kemi bërë të mundur që në një kristal të vetëm kripe të fusim aromën e sherebelit të malit, rozmarinës së freskët dhe atë të hudhrës.

Kripe Himalaje Roze 800g

4.20 

Kripa Rozë e Himalajes e jodizuar përmban mbi 80 lloje të ndryshme mineralesh tepër të nevojshme për proceset e ndryshme metabolike të organizmit. Perdoret si kripe tryeze , njësoj si kripa e bardhë. Ka veti në ekuilibrimin e elektroliteve në gjak. Përdoret në shumëllojshmëri gatimesh peshku dhe mishi. Gjen përdorim dhe në trajtimet në SPA dhe sauna.

Majdanoz 105g

3.22 

Përdoret kryesisht në gatimin e mishrave të pjekur e të zgarës, në supa e gjelle të ndryshme, në salca, sallata ruse, patate furre, etj.

Nenexhik 125g

3.22 

Nenexhiku ose dhjozma, mendërza, menta gjen një përdorim mjaft të gjërë në kuzhinën tradicionale shqiptare. Përdoret kryesisht në gjellë dhe gatime kungujsh, spinaqi, preshi, në rizoto e të mbushura, gatime furre, në përsheshe etj. Në kontakt me lagështinë e gatimit rishfaq dukshëm aromën e tij.

Piper i Bardhë i grirë 150g

13.70 

Piperi i bardhë përdoret kryesisht në gatimin e peshkut, midhjeve, sallatave te detit, kallamareve etj. Kjo në sajë se lë shije pa u dukur. Gjen një përdorim mjaft të kënaqshëm, dhe në gatime të ndryshme si supa, gjellë, sallata ruse, rizoto, pasta të ndryshme etj.

Piper i Zi i grirë 330g

11.30 

Pak piper i zi shtohet te pothuajse cdo recete që mund të imagjinojmë. Më pare është cilësuar edhe si ushqim i zotave dhe jo rastësisht thirret ‘’ mbreti i erëzave ‘’. Piperi i zi vjen nga bima e piperit dhe mund ta gjejmë gjate tërë vitit. Piperi përmban magnez, vitamin K, bakër, fibra, kalcium, krom, hekur etj.

Quinoa 550g

4.40 

Quinoa eshte nje ushqim me prejardhje nga Amerika Latine. Eshte baze ne kuzhinen dietike dhe vegjetariane duke qene mjaft i pasur me fibra dietike dhe proteina. Ne gatim ka te njejtat
karakteristika si orizi. Quinoa qe ne sjellim prane jush eshte perzgjedhur nga cilesia me e mire dhe e ka origjinen nga Peruja.

Rigon i Përpunuar 170g

3.22 

Rigoni është një ndër erëzat më të përdorura në kuzhinën mbarë botërore i njohur që në kohët më të hershme. Rigoni në saj të shijes së tij mund të përdoret thuajse kudo.