Showing all 6 results

Shurup Shege e egër

Frytet e pjekura grumbullohen në dimër e më pas qërohen nga cipat e lëvozhgat duke u shtrydhur në të ftohtë . Trajtohen me sheqer dhe më pas i nënshtrohen pasterizimit . Përvec shijes shumë të mirë , është i njohur si një nga antioksidantët më të mirë natyrorë. I pasur me vitamina , shuan etjen , hap oreksin ndihmon tretjen , zemren , tensionin dhe ul ndjeshëm kolesterolin . Serviret me akull në trajten e një lëngu për shuarjen e etjes dhe ideal për miksiminë kokteileve me bazë alkoli dhe jo vetëm.

Vaj fara Liri

Vaji i farave të Lirit është nga i pangjyrë në të verdhë.Ai merret nga farat e thata dhe të pjekura të vetë bimës. Teknologjia e perpunimit është shtypja në të ftohtë, pa përbërës kimik apo aditiv shtesë, për të siguruar nëpërmjet procesit të ngrirjes të gjitha vlerat ushqyese të kësaj bime.Flaxseed ose Vaji i farave të Lirit është njohur që nga mesi i shekullit të 20 si një shtojcë dietike me shumë benefite për organizmin e njeriut.Një nga gjerat më të mira në perdorimin e vaji të Lirit është gjithanshmeria , cka do të thotë që jeni të lirë ta konsumoni si të deshironi. Mund ta konsumoni duke pire një luge gjelle me Vaj Liri. Mund ta perdorni në vënd të vajrave të tjerë për sallate,salca apo gjelle. Shoqërohet mirë edhe me smoothies,kos,bollgur etj.Vaji i Lirit mund të perdoret dhe në vënd të gjalpit duke shmangur kështu karbohidratet dhe duke marrë të gjita perfitimet e jashtëzakonshme të këtij vaji.

Vaj i farës së zezë

Vaji i farës së zezë nxirret nga bima e Farës së zezë, e njohur si Nigella sativa, e cila ka ngjyrë të zezë dhe formë gjysmëhëne. Fara përmban mbi 100 perberes kimike të ndryshëm. Vaji i farës së zezë është ndoshta vaji i vetëm më i domosdoshëm që duhet të marrë organizmi. Cdo herë që merrni vajin ai stimulon sistemin imunitar duke rritur qelizat imunitare në mënyrë të natyrshme. Vaji i Farës së Zezë përdoret duke pirë një luge caji dy herë në ditë . Ka përdorim të gjithanshëm si një superushqim duke u perdorur mbi sallata,salca apo gjellë të ndryshme jo më tepër se tre luge vaji në ditë. Vaji i Farës së Zezë shoqerohet mirë me produkte të tjera dietike si smoothes,kos bollgur etj.Gjithashtu mund ti shtohet shampove apo locioneve te lekures duke e ndihmuar në rigjenerimin e saj.