Çaj Afrodiziak
3.60 €Në këtë çaj janë përfshirë bimë mjekësore me aftësi afrodiziake (nxitje seksuale). Lëndët aktive që ato përmbajnë nxisin dhe stimulojnë organet gjenitale dhe dëshirën e çiftit për bashkëveprim. Majorana në sajë të esencës, tanineve dhe lëndëve të hidhura që përmban ndihmon tretjen, zgjeron arteriet si dhe është qetësues i lehtë e spazmalitik në çrregullime të sistemit neurovegjetativ. Mentja përmban esencë të pasur me mentol, substanca tanike të hidhura, qetëson sistemin nervor dhe ka aftësi afrodiziake. Konopica në kohët e lashta quhej “Shpëtimtari i martesës” dhe është një stimulues mjaft i mirë si tek meshkujt ashtu dhe tek femrat. Sherebeli në sajë të përmbajtjes që ka është mjaft i efektshëm në rregullimin e qarkullimit të gjakut, ka efekt qetësues dhe stimulues mjaft i mirë. Sanzi përmirëson funksionimin e aparatit tretës, gjallëron veprimtarinë e organizmit dhe nxit shumimin e rruazave të kuqe dhe të bardha në gjak. Salepi dhe kanella krahas aromës shquhen si nxitës të mirë të trurit në aftësinë seksuale (Afrodiziake)