Borzilok i Përpunuar 150g

3.25 

Borziloku është një nga bimet aromatike më të përhapura dhe të njohura në botë. Me origjine nga Azia tropikale, veçanërisht nga India dhe Afrika, u soll në Europë nga Grekët dhe Romakët nëpërmjet Lindjes së Mesme. Përdorimi masiv në kulinarinë mesdhetare vjen që nga shekulli i pesëmbëdhjetë. Eshtë përbërësi kryesor i disa prej recetave tradicionale të Italisë dhe Francës. Emri i tij shkencor eshte Ocimum basilicum: fjala e parë do të thotë aromë dhe i referohet fragrancës karakteristike të bimës; Basilicum që do të thotë mbreteror, thekson konsideraten e madhe që kjo bimë gëzon që nga antikiteti. Edhe sot, në Francë quhet herbe royale. Njihen të paktën dyzetë varietete të borzilokut: më të njohurat janë Borziloku gjenovez me fletë të vogla dhe shumë aromë, dhe ai napoletan me shije më të ëmbël dhe nota menteje.

Categories: ,

Description

Përbërja: Borzilok.

Përdorimi: Në saj të aromës së tij, të këndshme, borziloku, gjen përdorim, gati në të gjitha llojet e salcave, në supat me zarzavate, në gjellë të ndryshme, gatimi mishi e qoftesh, perimesh të ziera, brusketat etj. Gjatë përdorimit në kontakt me lagështinë e gatimit, rishfaqet dukshëm shija e freskët e fletës së borzilokut.