Çaj Dietik

2.40 

Nga zjerja e bimëve që përmban përzjerja, përftohet një çaj që bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe të jashtëqitjes. Mustaqet e misrit, frytet e dëllenjës së zezë dhe rrënja e gjuhunueses meqënëse shtojnë diurezen ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndikojnë në largimin e celulitit dhe rënies në peshë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës, në sajë të antrakioneve (të cilat kanë veti laksative), nxisin prodhimin e tëmthit dhe shtojnë rrjedhjen e tij duke përmirësuar kështu funksionet e mëlçisë. Veprimi i fundit përforcohet kështu dhe nga prania në çaj e luleve të njëmijëfletëshit të cilat qetësojnë ngërçet që japin kriza në mëlçinë e zezë, nxisin rrjedhjen e tëmthit etj .Lulja e murrizit dhe ajo e shtogut ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e zemrës dhe të stomakut.

Categories: ,

Description

Përbërja:Dëllenjë të zezë, lule njëmijëfletëshi, lule murrizi, lule shtogu, rrënjë gjuhënuese, mustaqe misri, lëvore drunakuqi, gjethe sene, etj.

Vetitë kuruese: Nga zjerja e bimëve që përmban përzjerja, përftohet një çaj që bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe të jashtëqitjes. Mustaqet e misrit, frytet e dëllenjës së zezë dhe rrënja e gjuhunueses meqënëse shtojnë diurezen ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndikojnë në largimin e celulitit dhe rënies në peshë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës, në sajë të antrakioneve (të cilat kanë veti laksative), nxisin prodhimin e tëmthit dhe shtojnë rrjedhjen e tij duke përmirësuar kështu funksionet e mëlçisë. Veprimi i fundit përforcohet kështu dhe nga prania në çaj e luleve të njëmijëfletëshit të cilat qetësojnë ngërçet që japin kriza në mëlçinë e zezë, nxisin rrjedhjen e tëmthit etj. Lulja e murrizit dhe ajo e shtogut ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e zemrës dhe të stomakut.

Përgatitja: Në masën e një filxhani ujë hidhen dy lugë çaji që zjejnë deri në vlim dhe për 5-10 minuta. Lihet, i mbuluar për 10-15 minuta. Kullohet dhe mund të pihet i ëmbël ose jo, i ngrohtë ose i ftohtë, sipas dëshirës. Rekomandohen 2-3 doza në ditë. Trajtimi vazhdon për tre javë dhe pas ndërprerjes prej 10 ditëve mund të rifillohet përsëri.

Dietic Tea
By boiling the herbs which this blend is made of ,is derived this good flavoring tea which cleans the body through the diuretic,sweating and perspiration. Corn whiskers,black juniper and the root of spiny rest harrow since they increase the diuresis,they help in reducing the body fluids in the tissues and thus reducing cellulites and body weight.The alder buckthorn and the senna leaves because of the anthraquinone (which has laxative properties) ,stimulate the bile production increasing its flow thus improving the liver function. This is reinforced even by the Yarrow flowers which relax the cramps of the liver seizure and stimulate the liver effusion etc. Midland Hawthorne and the Elder flower help the blood circulation and help reinforcing the heart and the stomach.