Çaj Lule Bliri 210g

8.00 

Lulet e blirit përmbajnë muçilagje, esencë të pasur me farnezol, glukozitë të ndryshëm, sheqerna, taninë dhe substanca të përafërta me vitaminën “E”. Përdoret në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtët dhe që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, gëlbazë, etj). Në saj të vetisë që ka kjo lule, për të shkaktuar djersitjen në organizëm, përdoret gjithashtu dhe në sëmundjet e veshkave dhe të fshikzës urinare, si dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut. Lulet e Blirit përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin.

Categories: ,

Description

Përbërja:Lule Bliri

Vetitë kuruese: Lulet e blirit përmbajnë muçilagje, esencë të pasur me farnezol, glukozitë të ndryshëm, sheqerna, taninë dhe substanca të përafërta me vitaminën “E”. Përdoret në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtët dhe që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, gëlbazë, etj). Në saj të vetisë që ka kjo lule, për të shkaktuar djersitjen në organizëm, përdoret gjithashtu dhe në sëmundjet e veshkave dhe të fshikzës urinare, si dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut. Lulet e Blirit përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin.

Përgatitja:Një lugë gjelle me lule Bliri hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë që valon. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 5-8 minuta duke u trazuar herë pas here. Lëngu, kullohet dhe pihet. Mund të ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Mund të merren deri në tre katër filxhana në ditë.

Additional information

Weight 280 g