Description
Në sajë të tanineve dhe perberjeve te tjera organike, Rigoni i malësisë (rigoni i kuq) përdoret si një çaj që ndihmon tretjen dhe nxjerrjen e gëlbazës, mjekimin e rrugëve të frymëmarrjes, të kollës së bardhë dhe si ndihmës në rastet e rrufës dhe gripit. Rigoni i kuq është i njohur prej kohësh dhe i përdorur në vendin tonë si për shijen e tij ashtu dhe për vlerat e tij mjekuese si një çaj kryesisht në Shqipërinë e veriut, ne zonen e Alpeve Shqiptare dhe Luginen e Valbones.