Description
Frytet e pjekura të Shegës së egër (Punica Granatum) grumbullohen në dimër e më pas qërohen nga cipat e lëvozhgat duke u shtrydhur në të ftohtë . Trajtohen me sheqer dhe më pas i nënshtrohen pasterizimit . Përvec shijes shumë të mirë , është i njohur si një nga antioksidantët më të mirë natyrorë. I pasur me vitamina , shuan etjen , hap oreksin ndihmon tretjen , zemren , tensionin dhe ul ndjeshëm kolesterolin . Serviret me akull në trajten e një lëngu për shuarjen e etjes dhe ideal për miksimin e kokteileve me bazë alkooli dhe jo vetëm.
Përgatitja: Këshillohet të serviret e ftohtë duke e holluar me ujë në raportin 1/6 ose për jë shije më të fortë 1/5.
Përdorimet:
- Cocktail (2 persona )
- vodka 100ml
- 50ml shurup shege të egër
- 40ml pije energjike
- 2 feta laim
- 1/2 fryt mollë i copëtuar
- mente e freskët
- akull
- 5 përbësit e parë përzihen dhe më pas serviren në gotat me akull ku shtohet dhe mentja
- Mish viçi i marinuar
- Vaj ulliri extra i virgjër
- kanellë e bluar 1 lugë çaji
- 4 thelpinj hudher e grirë
- 1/2 luge çaji ,spec djegës
- 1 kokërr qepë e grirë
- 100ml shurup shege të egër
- Pasi lihet mbi 3 orë mishi gatuhet sipas dëshirës
- Sallatë Jeshile
- Sallatë jeshile e prerë
- Vaj ulliri extra i virgjer
- 1 karrotë e grirë
- 1 qepë e prerë feta
- 1 limon i prerë feta
- shurup shege të egër sipas dëshirës
- Pasi përzihen përbërësit janë për tu servirur
- Elisir me çaj mali (2 persona)
- çaj mali 7 gr. (masa 4 luge çaji)
- 0.5 litër ujë i porsavaluar
- 2gr. (1 lugë çaji)xhinxherfill i grirë
- 2 lugë lomon i shtrydhur
- 3 gjethe mente të freskëta
- 2 lugë gjelle lëng shege të egër
- Përberesit lihen mbi 10 minuta te bashkuar e më pas përzihen dhe serviren për 2 persona.