Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj Qetësues për Menopauzën 100g

€2.20

Përbërja: Lule murrizi, lule shtogu, fletë sherebeli, lule kamomili, rozmarinë, njëmijëfletësh, majdanoz, fletë arre, gjethe luleshtrydhe, etj. Vetitë kuruese: Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me azulen, cineol, akileines, vitaminës K, tanineve etj që përmban, liron spazmat e muskulaturës së butë (Spazmolitik), veçanërisht të mitrës, ngërçet dhe dhimbjet e stomakut me...

Përbërja: Lule murrizi, lule shtogu, fletë sherebeli, lule kamomili, rozmarinë, njëmijëfletësh, majdanoz, fletë arre, gjethe luleshtrydhe, etj.


Vetitë kuruese: Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me azulen, cineol, akileines, vitaminës K, tanineve etj që përmban, liron spazmat e muskulaturës së butë (Spazmolitik), veçanërisht të mitrës, ngërçet dhe dhimbjet e stomakut me origjinë nervore, si lehtësues dhe rregullues. Kamomili qetëson në tërësi. Sherebela pakëson djersitjet e tepërta gjatë natës në periudhën e klimakterit duke lehtësuar ciklin menstrual dhe ndihmon gjithashtu në qarkullimin e gjakut. Murrizi ka veti antisklerotike dhe sedative ndaj dhe vepron në fuqizimin natyral të zemrës. Ndikon në rregullimin e frymëmarrjes dhe në pagjumësi. Këto veti kurative e bëjnë çajin efikas si për gratë ashtu edhe për burrat e moshës së tretë.


Përgatitja: Në masën e një filxhani ujë hidhet një lugë çaji me përgatëse, që zien ngadalë deri në vlim. Lihet i mbuluar për 10-15 min. Kullohet dhe mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo, i ngrohtë ose i ftohtë, sipas dëshirës. Rekomandohen 2-3 doza në ditë.