Përbërja: Uva Ursi (Fletë Gërdeci apo Rrush Ariu)
Vetitë Kuruese: Ky çaj, përveç shijes së mirë ka veti dezinfektuese në rrugët urinare të pezmatuara, duke mos pasur asnjë ndikim në organet e shëndosha. Gjethet e gërdecit, në sajë të heterozideve dhe fitoncideve, pengojnë zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave në rrugët urinare. Në sëmundjet e aparatit urinar çaji mund të përdoret vetëm atëherë kur urina është bazike. Kjo gjë mund të arrihet duke përdorur njëkohësisht bikarbonat natriumi (sodë buke) për të forcuar veprimin e gjethes së gërdecit në rastet e infeksioneve bakteriale.
Kujdes! MJEKIMI DUHET KONTROLLUAR NGA MJEKU, sepse në doza të larta, fletët e gërdecit mund të shkaktojnë glukozuri dhe të dëmtojë mëlçinë. Nuk këshillohet përdorimi për një kohë të gjatë, pasi në saj të përmbajtjes së lartë të tanineve mund të shkaktojë kapsllëk.