Është një erëz e përdorur që në kohën e romakëve të lashtë. Përdoret në supa, perime, tek peshku etj., si dhe shoqëron në mënyrë të përkryer bukën dhe ëmbëlsirat. Finoku është dhe një diuretik shumë i mirë si dhe një bimë mjaft efikase në ruajtjen e dhëmbëve.