Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Shurup Shege e egër 750ml

€10.00

Frytet e pjekura të Shegës së egër (Punica Granatum) grumbullohen në dimër e më pas qërohen nga cipat e lëvozhgat duke u shtrydhur në të ftohtë. Trajtohen me sheqer dhe më pas i nënshtrohen pasterizimit. Përveç shijes shumë të mirë, është i njohur si një nga antioksidantët më të mirë...

Frytet e pjekura të Shegës së egër (Punica Granatum) grumbullohen në dimër e më pas qërohen nga cipat e lëvozhgat duke u shtrydhur në të ftohtë. Trajtohen me sheqer dhe më pas i nënshtrohen pasterizimit. Përveç shijes shumë të mirë, është i njohur si një nga antioksidantët më të mirë natyrorë. I pasur me vitamina, shuan etjen, hap oreksin ndihmon tretjen, zemrën, tensionin dhe ul ndjeshëm kolesterolin. Serviret me akull në trajten e një lëngu për shuarjen e etjes dhe ideal për miksimin e kokteileve me bazë alkooli dhe jo vetëm.

Përgatitja: Këshillohet të serviret e ftohtë duke e holluar me ujë në raportin 1/6 ose për një shije më të fortë 1/5.

Përdorimet:

  • Cocktail (2 persona )
  • vodka 100ml
  • 50ml shurup shege të egër
  • 40ml pije energjike
  • 2 feta laim (lime)
  • 1/2 fryt mollë i copëtuar
  • mente e freskët
  • akull
  • 5 përbërësit e parë përzihen dhe më pas serviren në gotat me akull ku shtohet dhe mentja
  • Mish viçi i marinuar
  • Vaj ulliri extra i virgjër
  • kanellë e bluar 1 lugë çaji
  • 4 thelpinj hudher e grirë
  • 1/2 luge çaji, spec djegës
  • 1 kokërr qepë e grirë
  • 100ml shurup shege të egër
  • Pasi lihet mbi 3 orë mishi gatuhet sipas dëshirës
  • Sallatë Jeshile
  • Sallatë jeshile e prerë
  • Vaj ulliri extra i virgjer
  • 1 karrotë e grirë
  • 1 qepë e prerë feta
  • 1 limon i prerë feta
  • shurup shege të egër sipas dëshirës
  • Pasi përzihen përbërësit janë për tu servirur
  • Elisir me çaj mali (2 persona)
  • çaj mali 7 gram (masa 4 luge çaji)
  • 0.5 litër ujë i porsavaluar
  • 2 gram (1 lugë çaji) xhinxhërfill i grirë
  • 2 lugë limon i shtrydhur
  • 3 gjethe mente të freskëta
  • 2 lugë gjelle lëng shege të egër
  • Përbërësit lihen mbi 10 minuta te bashkuar e më pas përzihen dhe serviren për 2 persona.