Është pluhuri i një alge të gjelbër që mund të konsumohet si ushqim. Përmban rreth 60% proteina si dhe aminoacide dhe Omega 3, 6 dhe 9. Sasia e madhe e vlerave ushqyese që ajo përmban ka bërë që të përdoret si ushqim për astronautet në hapësirë. Është e pasur në vitamina si A dhe B12. Përdoret duke u shtuar në lëngjet e frutave, në smoothie, në miksime me qumesht bajamesh, në kremëra të ndryshëm, në ëmbëlsira ku jep ngjyrën blu në të gjelbër. Ajo mund të shtohet në përgatitjen e gatimeve të ndryshme si qofte me perime apo vezë omletë.