Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj Anti-Tonsilit 85g

€2.20

Përbërja: Sherebelë, mente, trëndafil, fletë arre, thundërmushkë, lule shtogu, njëmijëfletësh, trumëz, mëllagë të bardhë, kamomil, fletë ferre, gjethe delli, fletë luleshtrydhe, kopër,etj. Vetitë kuruese: Fletët e mentes, sherebelit, trumzës, lulet e kamomilit dhe kopra, në sajë të esencave dhe substancave të tjera aktive që ato përmbajnë, kanë veti frenuese dhe...

Përbërja: Sherebelë, mente, trëndafil, fletë arre, thundërmushkë, lule shtogu, njëmijëfletësh, trumëz, mëllagë të bardhë, kamomil, fletë ferre, gjethe delli, fletë luleshtrydhe, kopër,etj.

Vetitë kuruese: Fletët e mentes, sherebelit, trumzës, lulet e kamomilit dhe kopra, në sajë të esencave dhe substancave të tjera aktive që ato përmbajnë, kanë veti frenuese dhe dezinfektuese për infeksionet e zakonshme dhe kronike të grykës. Fletët e luleshtrydhes, ferrës dhe arrës kanë aftësi qetësuese të stresit dhe mbrojnë zemrën duke ulur kolesterolin në gjak. Trëndafili i egër është një katalizator për shërimin e shpejtë nga të ftohtët, kundër bronkitit dhe laringitit, si dhe në mbrojtjen e imunitetit të organizmit. Gjethet e dellit veprojnë tek tiroidet paratiroidet. Lulet e shtogut dhe lulet e njëmijëfletëshit në sajë të përmbajtjes së tanineve, vitaminave P, C e K kanë aftësi dizifektuese dhe zbutëse, janë antiflamatore të acarimit të fytit dhe gojës. Mëllaga vepron me sukses kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe të fytit duke lehtësuar nxjerrjen e gëlbazës.

Përgatitja: Në një enë me ujë që valon (masa për një filxhan çaji) hidhet një lugë e madhe (gjelle) nga përzierja, trazohet dhe lihet e mbuluar me një kapak për 7-10 minuta. Kullohet dhe pihet i vakët 2-3 herë në ditë. Mund të ëmbëlsohet me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës.