Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Esencë timus i egër 10ml

€12.00

Vaji esencial i timusit të egër distilohet nga pjesët ajrore të Thymus vulgaris. Ka një notë të mesme me një aromë të fortë bimore e erëzash. Bima është përdorur si incense dhe emri thymus vjen nga greqishtja e lashtë e do të thotë trimëri. Esenca e timusit përdoret në receta...

Vaji esencial i timusit të egër distilohet nga pjesët ajrore të Thymus vulgaris. Ka një notë të mesme me një aromë të fortë bimore e erëzash. Bima është përdorur si incense dhe emri thymus vjen nga greqishtja e lashtë e do të thotë trimëri. Esenca e timusit përdoret në receta pastrimi, në aplikime të jashtme në lëkurë ose në aromaterapi dhe bashkohet mirë me vajin e eukaliptusit, lavandulës ose rozmarinës.

Kujdes! Të mos përdoret asnjëherë i patretur, në sy apo mukoza. Mos të merret për përdorim të brendshëm përveçse kur rekomandohet nga mjeku ose ekspert i kualifikuar. Të mbahet larg nga fëmijët.
Përpara përdorimit në lëkurë, të provohet një sasi e vogel në pjesën e brendshme të parakrahut. Nëse keni irritim, shpëlajeni zonën menjëherë. Nëse nuk ka irritim për 48 orë mund të përdoret në mënyrë të sigurt në lëkurë.