Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj për Tëmthin 100g

€2.20

Përbërja: Rrënjë qumështore, fletë mente, lule njëmijëfletëshi, lëvorë drunakuqi, rrënjë sanzi, lule aku, lule kamomili, etj. Vetitë kuruese: Çaji nxit kryesisht rrjedhjen e tëmthit, në sajë të pranisë së rrënjës së qumështores dhe gjetheve të mentes. Rrënjët e sanzit nxisin rrjedhjen e lëngjeve të stomakut, shtojnë lëngun e tëmthit dhe...

Përbërja: Rrënjë qumështore, fletë mente, lule njëmijëfletëshi, lëvorë drunakuqi, rrënjë sanzi, lule aku, lule kamomili, etj.

Vetitë kuruese: Çaji nxit kryesisht rrjedhjen e tëmthit, në sajë të pranisë së rrënjës së qumështores dhe gjetheve të mentes. Rrënjët e sanzit nxisin rrjedhjen e lëngjeve të stomakut, shtojnë lëngun e tëmthit dhe ndihmojnë kështu në funksionimin e mëlçisë së zezë. Në sajë të pranisë së lëvores së drunakuqit, përzierja përdoret edhe kundër kapsllëkut të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e lëngut të tëmthit. Lulet e kamomilit dhe të njëmijëfletëshit plotësojnë efektin kalagog të gjithë përzierjes dhe veç kësaj ato janë dhe kundër mahisjes së rrugëvë biliarë. Çaji në tërësi, duke mbajtur tëmthin në gjendje të holluar, pengon tërthorazi formimin e gurëvë përkatës, ndërsa prania e lule akut ndihmon në tretjen e gurëve.

Përgatitja: Një lugë gjelle me përzierje hidhet në një ënë ku shtohet një gotë ujë në vlim. Lihet e mbuluar për 10 min. Lëngu kullohet dhe lihet mënjanë, në mbetjen e bimëve shtohet një gotë me ujë dhe vihet të ziejë për 5 min. Çaji përzihet më atë të parin dhe do të kemi dy dozat e një dite. Çaji duhet të pihet sa më pak i ëmbëlsuar. Kura vazhdon deri në 7-8 ditë.