Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Shafran Indie 40g

€1.20

Kurkuma është një nga erëzat më të njohura e të përdorura në kuzhinën aziatike. Kjo erëz vjen nga rrënja e një bime që rritet në Indi. Është ndër komponentet bazë që bëhet Curry. Përdoret si një ngjyrosës i mirë. Përdoret në gatime fruta deti, peshku, mishra furre e zarzavate, në...

Kurkuma është një nga erëzat më të njohura e të përdorura në kuzhinën aziatike. Kjo erëz vjen nga rrënja e një bime që rritet në Indi. Është ndër komponentet bazë që bëhet Curry. Përdoret si një ngjyrosës i mirë. Përdoret në gatime fruta deti, peshku, mishra furre e zarzavate, në salca, gatime orizi etj. Gjen vend me raste edhe në ëmbëlsira dhe biskota. Në perëndim sot Curcuma përdoret shpesh si zëvendësuese e Petaleve të Shafranit prej nga ka marre edhe emrin Shafran Indie. Në Indi përdoret në disa rite hindi ku ngjyra e artë simbolizon diellin. Murgjit budist edhe sot i ngjyrosin veshjet e tyre me Shafran Indie, nga i cili marrin ngjyrën e tyre karakteristike. Në kuzhinë gjen përdorim ideal në mishrat e bardhë, gjellë, risoto si dhe bashkohet mjaft mirë me peshk, djathra të butë, komposto frutash, yogurt dhe sallata.