Çaji i zi është i njohur dhe i përdorur që në kohët me të lashta nga vendet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë globin. Gjethet e çajit te zi përmbajnë ndër të tjera polifenole, substanca këto mjaft ushqyese për organizmin e njeriut. Përmbajtja e katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjnë atë një antioksidant mjaft të mirë. Shquhet për vetitë e tij në rënien në peshë, në uljen e kolesterolit, është një anti-diabetik mjaft efikas, ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe në parandalimin e rënies së flokëve. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështirës.