Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Rreth Nesh

Rreth Nesh

NATYRAL & ATC u themelua në vitin 1992, me vendodhje në Shkozet, Durrës. Aktiviteti kryesor i NATYRAL & ATC është tregtimi me shumicë dhe pakicë, grumbullimi, përpunimi i bimëve aromatiko-mjekësore, çajrave, erëzave dhe esencave. Përsa i përket bimëve mjekësore dhe çajrave, grumbullimi i lëndëve të para të egra bëhet nga fermerë vendas, kurse për erëzat ekzotike, shoqëria i drejtohet tregut ndërkombetar.

Aktualisht me produktet tona jemi prezent në të gjithë rrjetet e supermarketeve në Shqipëri, si: Conad, Big Market, SPAR, Eco Market, AlbMarket, Extra Market, etj. Në pjesën më të madhe të farmacive në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe në baret e hotelet më të mira në Shqipëri.

Ne eksportojmë bimë aromatiko-mjekësore me shumicë, Çajra, Erëza dhe Esenca si produkte te gatshme në: SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Japoni, Kinë, Hungari, Bullgari, Kosovë, Emiratet e Bashkuara Arabe etj.

Misioni

  • Të ofrojë produkte të cilësisë më të lartë për klientët e saj.
  • Të jetë marka më e besueshme për konsumatorët e bimëve medicinale, çajrave bimore dhe erëzave.

Vizioni

  • Të bëhemi lider i ofrimit të produkteve BIO, çajrave bimore dhe erëzave në tregun shqiptar dhe atë rajonal.