Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj për gjumë 85g

€2.20

Përbërja: Lule bliri, kamomil, bar blete, lule basani, lëvore shelgu, lule sumbullbari, fletë mente, etj. Vetitë kuruese: Bimët e kombinuara në këtë përzjerje bimore plotësojnë veprimet e njëra tjetrës dhe i japin në këtë mënyrë, çajit një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësi nervore, në lodhje...

Përbërja: Lule bliri, kamomil, bar blete, lule basani, lëvore shelgu, lule sumbullbari, fletë mente, etj.

Vetitë kuruese: Bimët e kombinuara në këtë përzjerje bimore plotësojnë veprimet e njëra tjetrës dhe i japin në këtë mënyrë, çajit një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësi nervore, në lodhje nervore që shoqërohen në pagjumësi dhe dhembje koke. Lulja e sumbullbarit në sajë të esencës dhe lupolonit që ka qetëson sistemin nervor qëndror, lehtëson gjendjen e padëshirueshme gjatë tensionit nervor dhe sjell gjumin. Kamomili dhe fleta e mentes kanë veti spazmolitike dhe sedative mjaft të mira. Lulet e Blirit përmbajnë esencë dhe substanca të ndryshme që përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin. Lëvorja e shelgut ka veti qetësuese në pagjumësi së bashku me barin e bletës i cili ka veti të lehta gjumësjellëse.

Përgatitja: Një lugë e gjysëm çaji me preparat hidhet në një enë me ujë (pak a shumë, masa për një filxhan çaji) ku lihet për 6-7 orë duke u përzier mundësisht 3-4 herë. Pasi arrihet koha dhe përzierja si me lart, lëngu ngrohet lehtë (pasi nëse e ziejmë do të largojmë dhe një pjesë të ekstrakteve bimore) dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës. Çaji llogaritet që të pihet një ose dy herë në ditë, në drekë dhe në mbrëmje, mundësisht përpara buke.