Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj për Tensionin 100g

€2.20

Përbërja: Fletë ulliri, lule murrizi, lule shtogu, sherebelë, lëvore fasule, rozmarinë, bar blete, lëvore drunakuqi, trëndafil të egër etj. Vetitë kuruese: Bimët e ndryshme mjeksore të këtij çaji, nëpërmjet përbërësve të tyre natyrore dhe aftësive diuretike që kanë, ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut. Në veçanti, fleta e ullirit,...

Përbërja: Fletë ulliri, lule murrizi, lule shtogu, sherebelë, lëvore fasule, rozmarinë, bar blete, lëvore drunakuqi, trëndafil të egër etj.

Vetitë kuruese: Bimët e ndryshme mjeksore të këtij çaji, nëpërmjet përbërësve të tyre natyrore dhe aftësive diuretike që kanë, ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut. Në veçanti, fleta e ullirit, lulja e murrizit, bari i bletës dhe rozmarina rregullojnë qarkullimin e gjakut, fuqizojnë muskulaturën e zemrës dhe ulin presionin e gjakut. Sherebela është një rregullator mjaft i mirë për qarkullimin e gjakut. Trëndafili i egër dhe lulja e shtogut ndihmojnë në zbutjen e mukozës së zorrëve dhe furnizojnë organizmin me vitamina C, B, P, K dhe gjithashtu dhe me provitaminën “A”. Lëvorja e drunakuqit, ndihmon në rregullimin e jashtëqitjes.

Përgatitja: Në masën e një filxhani ujë hidhet një lugë çaji me preparat, që zien ngadalë deri në vlim. Lihet, i mbuluar për 10-15 min. Kullohet dhe mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë, sipas dëshirës. Rekomandohen 2-3 doza në ditë duke e kontrolluar tensionin.

Kujdes! Kjo përzierje nuk zëvendëson ilaçet e tensionit por vetëm mund të ndikojë në uljen e dozës së tyre si dhe të ndihmojë në rigjenerimin e organeve.