Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj uva ursi 40g

€2.20

Çaji Uva Ursi përbëhet nga gjethet e bimës së Rrushit të Ariut (Arctostaphylos Uva Ursi) e cila gjendet në terrenet malore të vendit tonë. Çaji i përftuar ka shije të plotë si dhe veti dezinfektuese për rrugët urinare të pezmatuara duke mos patur ndikim në organet e shëndosha. Gjethet e...

Çaji Uva Ursi përbëhet nga gjethet e bimës së Rrushit të Ariut (Arctostaphylos Uva Ursi) e cila gjendet në terrenet malore të vendit tonë. Çaji i përftuar ka shije të plotë si dhe veti dezinfektuese për rrugët urinare të pezmatuara duke mos patur ndikim në organet e shëndosha. Gjethet e çajit në sajë të heterozideve dhe fitoncideve, pengojnë zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave në rrugët urinare. Në sëmundjet e aparatit urinar, çaji mund të përdoret vetëm atëhere kur urina është bazike. Kjo gjë mund të arrihet duke përdorur njëkohësisht bikarbonat natriumi (sodë buke) për të forcuar veprimin e cajit.

Kujdes! MJEKIMI DUHET KONTROLLUAR NGA MJEKU sepse në doza të larta gjethet e Uva Ursi mund të shkaktojnë Glukozuri dhe të dëmtojnë mëlcinë. Nuk këshillohet përdorimi për një kohë të gjatë pasi ka përmbajtje së lartë të tanineve.