Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj për forcim imuniteti 100g

€2.20

Përbërja: Trëndafil të egër, boronicë (qershigël), dhe mollë të egër. Vetitë kuruese: Trëndafili i kuq konsiderohet burimi natyror më i koncentruar i vitaminës C pasi përmban një sasi 50-100 herë më tepër se agrumet, arsye kryesore kjo, që jep kontribut në forcimin e mbrojtjes natyrale të organizmit. Stili i jetës...

Përbërja: Trëndafil të egër, boronicë (qershigël), dhe mollë të egër.


Vetitë kuruese: Trëndafili i kuq konsiderohet burimi natyror më i koncentruar i vitaminës C pasi përmban një sasi 50-100 herë më tepër se agrumet, arsye kryesore kjo, që jep kontribut në forcimin e mbrojtjes natyrale të organizmit. Stili i jetës perëndimore, ndotja industriale, prania e aparaturave elektronike, tymi i duhanit, etj janë faktorë që rrisin nevojën e organizmit për Vitaminën C. Prania e mollës dhe boronicës shtojnë ndjeshëm vlerat dhe shijen e çajit. Kjo përzierje është gjithashtu një antiflamator dhe një rregullues i mirë i qarkullimit të gjakut. Forcon imunitetin si një antialergjik dhe parandalues i alergjisë së frymëmarrjes. Ka veti diuretike. Ul nivelin e kolesterolit në gjak. Këshillohet përdorimi për çdo moshë.


Përgatitja: Një lugë çaji hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë. Lihet i mbuluar 5-10 minuta dhe pasi kullohet, mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo. Mund të merret 2-5 herë në ditë sipas dëshirës i ngrohtë ose dhe si çaj i ftohtë.