Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj fryte boronice 85g

€4.50

Përbërja: Boronicë e egër 100% organike. Vetitë kuruese: Frytet e boronicës (ose frytet e qershiglës) janë të pasura me taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P. Frytet e boronicës dhe çaji i tyre ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në...

Përbërja: Boronicë e egër 100% organike.


Vetitë kuruese: Frytet e boronicës (ose frytet e qershiglës) janë të pasura me taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P. Frytet e boronicës dhe çaji i tyre ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës. Krahas vlerave që ka si një çaj i përditshëm boronica ndihmon në infeksionet e zgavrës së gojës dhe atë të fytit. Gjithashtu ndihmon kundër heqjes së barkut, kundër hemorroideve (majasëllit), kundër ulçerës gastrike dhe variçeve. Boronica e egër është gjithashtu e njohur si një mjet që lufton ndjeshëm diabetin.


Përgatitja: Kokrrat mund të përtypen ose të merren në formë çaji. Çaji përgatitet duke zhytur në një enë (masa e dy filxhanave çaji) me ujë të vakët një–dy lugë fryte boronice dhe duke i lënë të njomen për dhjetë minuta. Më pas ena vihet në zjarr deri në vlim. Lëngu i përftuar pihet si një çaj dhe frytet e mbetura mund të hahen.