Çaji i portokallit është i pasur me vitaminë C, ai përmban një sasi të konsiderueshme pektine e cila ndihmon në uljen e kolesterolit. Ky çaj fantastik është një agjent i fuqishëm anti inflamator, ndihmon në uljen e presionit të gjakut, ndihmon në qendrueshmërinë e nivelit të insulinës, fuqizon sistemin imunitar dhe shëron një sërë komplikacionesh shëndetësore. Lëkura e portokallit shërben si një agjent i fuqishëm anti inflamator që ndihmon në lehtësimin e artritit apo dhimbjes së kyçeve.
Përgatitja: Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan çaji. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 ºC) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryerjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me një fetë limon ose portokall.