Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Esencë konopice 10ml

€6.00

Vaji esencial i konopicës distilohet nga frutet e Vitex agnus castus. Ka një notë aromatike të mesme dhe përdoret shpesh në blende vajrash masazhi për femrat për shkak të cilësive balancuese qe ka. Konopica konsiderohet si një bimë balancuese e hormoneve femërore. Mund të përdoret në difuzor ose në aplikim...

Vaji esencial i konopicës distilohet nga frutet e Vitex agnus castus. Ka një notë aromatike të mesme dhe përdoret shpesh në blende vajrash masazhi për femrat për shkak të cilësive balancuese qe ka. Konopica konsiderohet si një bimë balancuese e hormoneve femërore. Mund të përdoret në difuzor ose në aplikim të jashtëm. Për përdorime të jashtme duhet tretur në nje vaj carrier jo me shume se 1%. Përmban Sabinën, cineol, α-Pinene, β-Carophyllene, Limonene dhe ka një aromë lulesh të ngjashme me manat e thara. Bashkohet mirë me lavandul.

Kujdes! Vaji mund të bashkëveprojë me disa mjekime, mund të modulojë hormonet riprodhuese, mund të përmbajë metileugenol. Të mos përdoret asnjëherë i patretur, në sy apo mukoza. Mos merret për përdorim të brendshem përveçse kur rekomandohet nga mjeku ose ekspert i kualifikuar. Të mbahet larg nga femijet.
Përpara përdorimit në lëkurë, të provohet nje sasi e vogël ne pjesën e brendshme të parakrahut. Nëse keni irritim, shpëlajeni zonën menjëherë. Nëse nuk ka irritim për 48 orë mund të përdoret në mënyrë të sigurtë në lëkurë.