Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj Afrodiziak 90g

€4.50

Përbërja: Majoranë, fletë mente, trëndelinë, kanellë, salep, sherebelë, lule akacie, konopicë etj. Vetitë Kuruese: Në këtë çaj janë përfshirë bimë mjekësore me aftësi afrodiziake (nxitje seksuale). Lëndët aktive që ato përmbajnë nxisin dhe stimulojnë organet gjenitale dhe dëshirën e çiftit për bashkëveprim. Majorana në sajë të esencës, tanineve dhe lëndëve...

Përbërja: Majoranë, fletë mente, trëndelinë, kanellë, salep, sherebelë, lule akacie, konopicë etj.

Vetitë Kuruese: Në këtë çaj janë përfshirë bimë mjekësore me aftësi afrodiziake (nxitje seksuale). Lëndët aktive që ato përmbajnë nxisin dhe stimulojnë organet gjenitale dhe dëshirën e çiftit për bashkëveprim. Majorana në sajë të esencës, tanineve dhe lëndëve të hidhura që përmban ndihmon tretjen, zgjeron arteriet, si dhe është qetësues i lehtë e spazmalitik në çrregullime të sistemit neurovegjetativ. Mentja përmban esencë të pasur me mentol, substanca tanike të hidhura, qetëson sistemin nervor dhe ka aftësi afrodiziake. Konopica në kohët e lashta quhej “Shpëtimtari i martesës” dhe është një stimulues mjaft i mirë si tek meshkujt ashtu dhe tek femrat. Sherebeli në sajë të përmbajtjes që ka është mjaft i efektshëm në rregullimin e qarkullimit të gjakut, ka efekt qetësues dhe stimulues mjaft të mirë. Sanzi përmirëson funksionimin e aparatit tretës, gjallëron veprimtarinë e organizmit dhe nxit shumimin e rruazave të kuqe dhe të bardha në gjak. Salepi dhe kanella krahas aromës shquhen si nxitës të mirë të trurit në aftësinë seksuale (afrodiziake).

Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzierja bimore, hidhet në një filxhan ujë të valuar. Mbulohet dhe lihet të pushojë për dhjetë minuta. Kullohet dhe pihet i pa ëmbëlsuar ose me shumë pak mjaltë.