Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj Majaselli 90g

€2.75

Përbërja: Bar majasëlli, lule njëmijëfletëshi, lëvore drunakuqi, fletë luleshtrydhe, gjethe mërsini, rigon, fletë ferre, gjethe sene, etj. Vetitë kuruese: Bari I majasëllit në sajë të tanineve, esencës etj rekomandohet si një mjekues I mirë për majasëllin. Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me azulen, cineol, etj substancës së hidhur akileine, vitaminës...

Përbërja: Bar majasëlli, lule njëmijëfletëshi, lëvore drunakuqi, fletë luleshtrydhe, gjethe mërsini, rigon, fletë ferre, gjethe sene, etj.

Vetitë kuruese: Bari I majasëllit në sajë të tanineve, esencës etj rekomandohet si një mjekues I mirë për majasëllin. Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me azulen, cineol, etj substancës së hidhur akileine, vitaminës K, tanineve etj. liron spazmat dhe përdoret në mjekimet e majasëllit. Drunakuqi dhe gjethet e senës, me efektet e tyre diuretike dhe laksative pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë e zezë nga lëndët e dëmshme e ndihmojnë në uljen e dhimbjeve. Fletët e luleshtrydhes dhe ferrës në sajë të substancave që përmbajnë (taninë, vitamine C, kripëra minerale, acid malik e salicilik) shërojnë infeksionin e mukozës së zorrëve dhe majasëllit. Fletët e rigonit e të mërsinit kanë veti rrudhëse, antiseptike, hemostatike etj. Bimët e shpjeguara si më sipër bëhen një mjekim natyror mjaft efikas për majasëllin.

Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzierja hidhet në një xhezve me një filxhan ujë dhe zihet në zjarr për 5 minuta. Lihet i mbuluar 10 minuta dhe pasi kullohet, mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo, 2-3 herë në ditë.