Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj për Veshkat 100g

€2.75

Përbërja: Mustaqe misri, rrënjë gjuhënuse, gjethe mështekne, fier guri, bisht kali, fletë gërdeci, dëllenjë e zezë, fletë hithre, lule bliri, gjethe majdanozi, lule shtogu, rrënjë grami, rradhiqe, bishta qershie. Vetitë kuruese: Çaji në sajë të përbërjes së tij, shton ndjeshëm urinimin dhe ka aftësi tretëse. Përdoret për gurët e veshkave me...

Përbërja: Mustaqe misri, rrënjë gjuhënuse, gjethe mështekne, fier guri, bisht kali, fletë gërdeci, dëllenjë e zezë, fletë hithre, lule bliri, gjethe majdanozi, lule shtogu, rrënjë grami, rradhiqe, bishta qershie.

Vetitë kuruese: Çaji në sajë të përbërjes së tij, shton ndjeshëm urinimin dhe ka aftësi tretëse. Përdoret për gurët e veshkave me natyrë fosfatesh, uratesh e karbonatesh. Mustaqet e misrit rrisin 2-3 herë diurezën dhe këshillohen edhe kundër acarimit të fshikëzës, urinimit me gjak, etj. Rrënjët e gjuhënuses rekomandohen kundër rërës që formohet në veshka dhe në rrugët urinare. Bishti i kalit në sajë të kripërave të kalciumit dhe të esencës me veprim antimikrobik përdoret si antiseptik dhe diuretik në sëmundjet e veshkave dhe fshikëzës urinare. Veprimi diuretik i çajit rritet nga prania e bishtave të qershisë dhe gjetheve të mështeknës. Fieri i gurit, gjithashtu, është një tretës i mirë tek gurët e veshkave. Fletë hithra, lëvorja fasules, dëllenja, ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve urinare. Gjethet e Gërdecit veprojnë si një antiseptik për rrugët urinare.

Përgatitja: Masa e dy lugëve gjelle hidhet në një enë ku shtohen dy gota me ujë të ftohtë. Përzihen dhe lihen në qetësi për gjithë natën (10-12 orë). Në mëngjes lëngu kullohet dhe ruhet në veçanti. Në mbetjen e bimeve shtohen tre gota me ujë dhe zihen për 5-10 min. Lihet të ftohet e mbuluar. Pas ftohjes çaji kullohet dhe përzihet me të parin. Do të kemi mbi tre porcione çaji, për tu konsumuar në mëngjes, drekë dhe darkë, për gjatë gjithë ditës.