Përbërja: Rrënjë grami, fletë ferre, fletë boronice, rrënjë qumështore, fletë hithre, kin fushe, gjethe mërsini, bar qerbashi, lule bliri, lëvore fasule etj.
Vetitë kuruese: Në këtë çaj janë përzier bimë të ndryshme mjekësore që veprojnë drejtpërdrejt në uljen e sheqerit në gjak dhe që veprojnë tek gjëndrat në tërësi: Qerbashi mjekësor ka veti hipoglicemuese në saj të alkaloidit galeginë (Derivat i Guanidinës) që ndodhen me shumicë në farat e bimës. Mjaft efekt kundër diabetit japin gjethet e hithrës dhe boronicës (vërtetuar eksperimentalisht). Lëvoret e fasules në sajë të kripërave minerale, dhe të aminoacideve, krahas veprimit anti-diabetik, i japin çajit edhe veti diuretike e dliruese, të cilat përforcohen nga prania e rrënjës qumështore që nxit prodhimin e tëmthit. Kjo përzierje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Përgatitja: Në masën e një filxhani ujë hidhen dy lugë çaji me përgatëse, që zien ngadalë deri në vlim, për afro 5-10 minuta. Të lihet i mbuluar për 10-15 min. Kullohet dhe mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë sipas dëshirës. Rekomandohen 2-3 doza në ditë.