Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj Dietik 100g

€2.75

Përbërja: Dëllenjë të zezë, lule njëmijëfletëshi, lule murrizi, lule shtogu, rrënjë gjuhënuese, mustaqe misri, lëvore drunakuqi, gjethe sene, etj. Vetitë kuruese: Nga zierja e bimëve që përmban përzierja, përftohet një çaj që bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe të jashtëqitjes. Mustaqet e misrit, frytet e dëllenjës së zezë...

Përbërja: Dëllenjë të zezë, lule njëmijëfletëshi, lule murrizi, lule shtogu, rrënjë gjuhënuese, mustaqe misri, lëvore drunakuqi, gjethe sene, etj.

Vetitë kuruese: Nga zierja e bimëve që përmban përzierja, përftohet një çaj që bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe të jashtëqitjes. Mustaqet e misrit, frytet e dëllenjës së zezë dhe rrënja e gjuhënueses meqënëse shtojnë diurezën ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndikojnë në largimin e celulitit dhe rënies në peshë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës, në sajë të antrakioneve (të cilat kanë veti laksative), nxisin prodhimin e tëmthit dhe shtojnë rrjedhjen e tij duke përmirësuar kështu funksionet e mëlçisë. Veprimi i fundit përforcohet kështu dhe nga prania në çaj e luleve të njëmijëfletëshit të cilat qetësojnë ngërçet që japin kriza në mëlçinë e zezë, nxisin rrjedhjen e tëmthit etj. Lulja e murrizit dhe ajo e shtogut ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e zemrës dhe të stomakut.

Përgatitja: Në masën e një filxhani ujë hidhen dy lugë çaji që ziejnë deri në vlim dhe për 5-10 minuta. Lihet, i mbuluar për 10-15 minuta. Kullohet dhe mund të pihet i ëmbël ose jo, i ngrohtë ose i ftohtë, sipas dëshirës. Rekomandohen 2-3 doza në ditë. Trajtimi vazhdon për tre javë dhe pas ndërprerjes prej 10 ditëve mund të rifillohet përsëri.