Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj për Stomakun 80g

€2.75

Përbërja: Kamomil, bar blete, menta piperita, kin fushe, borzilok, fom mjekesor, rrënjë sanzi, kumin, lule bliri etj. Vetitë kuruese: Kamomili, gjethja e mentes dhe bari i bletës përmbajnë esencë dhe substanca të tjera, të cilat veprojnë kundër gazeve të zorrëve dhe çrregullimeve të stomakut. Lulja e njëmijëfletëshit në sajë të...

Përbërja: Kamomil, bar blete, menta piperita, kin fushe, borzilok, fom mjekesor, rrënjë sanzi, kumin, lule bliri etj.

Vetitë kuruese: Kamomili, gjethja e mentes dhe bari i bletës përmbajnë esencë dhe substanca të tjera, të cilat veprojnë kundër gazeve të zorrëve dhe çrregullimeve të stomakut. Lulja e njëmijëfletëshit në sajë të esencës dhe akileinës, liron spazmat e muskulaturës dhe qetëson ngërçet e stomakut. Borziloku qetëson dhimbjet dhe është efikas kundër pezmatimit kronik të stomakut si dhe çrregullimeve të sistemit tretës. Fomi mjeksor vepron në muskulaturën e lëmuar duke përshpejtuar peristaltikën e zorrëve, ndihmon metabolizmin dhe përmirëson punën e stomakut. Bimët e këtij çaji kanë veti qetësuese duke ulur dhimbjet e stomakut dhe duke përmirësuar ndjeshëm funksionalitetin e tij.

Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzierja (çaji) hidhet në një filxhan me ujë të vluar dhe lihet i mbuluar për 5-10 minuta. Kullohet dhe pihet i ngrohtë ose i ftohtë, i ëmbëlsuar ose jo, pas buke.