Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj limonçine 160g

€13.50

Çaji i përgatitur me fletët e Luizës ose Limoncinës përveç vlerave ka një aromë shumë të mirë, të ngjashme me atë të limonit. Është e pasur me vaj esencial si dhe ka përmbajtje të vogël të acidit citrik. Limoncina, herba Luiza ose me emërtimin latin Aloysia Citrodora përveç një çaji...

Çaji i përgatitur me fletët e Luizës ose Limoncinës përveç vlerave ka një aromë shumë të mirë, të ngjashme me atë të limonit. Është e pasur me vaj esencial si dhe ka përmbajtje të vogël të acidit citrik. Limoncina, herba Luiza ose me emërtimin latin Aloysia Citrodora përveç një çaji të këndshëm me një përdorim të përditshëm përdoret dhe për shqetësimet që rrjedhin nga vështirësia e tretjes, liron gazrat nga zorrët dhe ngërçet e muskulaturës së butë të stomakut. Hap oreksin dhe ndihmon në tretjen më të mirë te ushqimit. Për sa më lartë e bëjnë Limonçinën një çaj mjaft të mirë me efekte dietike dhe qetësuese. Për përdorimet specifike rekomandojmë të këshilloheni me mjekun e familjes.

Mund të përdoret nga të gjithë 2-3 herë në ditë. Këshillohet që pas përdorimit të rregullt prej tre javësh të bëhet një ndërprerje prej dhjetë ditësh e më pas mund të rifillohet sërisht.