Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj Anti–Variçe 90g

€2.75

Përbërja: Boronicë, fletë mështekne, melilot, rrënjë rrushkulli, vadhës të egër, fletë lajthie etj. Vetitë kuruese: Bimët mjekësore të këtij çaji mbrojnë venat e gjakut dhe i forcojnë ato. Rrisin depërtueshmërinë e tyre duke përmirësuar qarkullimin venoz dhe duke influencuar ndjeshëm në shërimin e variçeve. Boronica ka efekt mbrojtës në saj...

Përbërja: Boronicë, fletë mështekne, melilot, rrënjë rrushkulli, vadhës të egër, fletë lajthie etj.

Vetitë kuruese: Bimët mjekësore të këtij çaji mbrojnë venat e gjakut dhe i forcojnë ato. Rrisin depërtueshmërinë e tyre duke përmirësuar qarkullimin venoz dhe duke influencuar ndjeshëm në shërimin e variçeve. Boronica ka efekt mbrojtës në saj të vitaminës “P”. Fleta e mështeknës në saj të elementeve të saj aktive ndihmon në nxjerrjen e acidit urik dhe kolesterinës nga organizmi. Fleta e lajthisë përmban taninë, rrëshirë acide, esencë dhe vitaminë “C” të cilat veprojnë për shërimin e variçeve. Rrënja e rrushkullit me principet e saj aktive ndikon në qarkullimin venoz periferik. Vadhëza e egër është një rregullator mjaft i mirë në sistemin venoz. Melileti rrit qëndrueshmërinë e enëve të gjakut duke rritur depërtueshmërinë e tyre. Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru e në periferi si dhe përmirëson qarkullimin venoz.

Përgatitja: Dy ose tre luge çaji me përzierje hidhen në një enë ku shtohet masa e një filxhani me ujë e më pas vihen të ziejë lehtë me flakë të ulët deri në vlim. Më pas hiqet nga zjarri, mbulohet me një kapak dhe lihet për 10 minuta. Kullohet dhe pihet 2-3 herë në ditë i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer.