Shporta juaj

0

Shporta juaj eshte bosh

Bli tani

Çaj Aromatiko–Mjekësor 100g

€2.75

Përbërja: Fryte boronice, lule murrizi, lule kamomili, lule shtogu, trëndafil të egër, mollë të egër, lëvore drunakuqi, etj. Vetitë kuruese: Çaji ynë Aromatiko–Mjeksor përbëhet si dhe nga vetë emri i tij, vetëm me bimë spontane (të egra në natyrë) të përzgjedhura dhe të seleksionuara nga ne. Bimët e përdorura përmbajnë...

Përbërja: Fryte boronice, lule murrizi, lule kamomili, lule shtogu, trëndafil të egër, mollë të egër, lëvore drunakuqi, etj.

Vetitë kuruese: Çaji ynë Aromatiko–Mjeksor përbëhet si dhe nga vetë emri i tij, vetëm me bimë spontane (të egra në natyrë) të përzgjedhura dhe të seleksionuara nga ne. Bimët e përdorura përmbajnë shumë vitamina të tilla si: A, B, C, E, K, dhe P të cilat janë shumë të nevojshme për organizmin e njeriut pa përjashtim moshe. Elementet përbërës të bimëve të mësipërme veprojnë duke ndihmuar natyrshëm në organizmin e njeriut. Ato ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, në funksionimin e zemrës, ndihmojnë aparatin tretës, atë të frymëmarrjes, ndihmojnë për një jashtëqitje të rregullt etj. Duke ndjerë kënaqësinë e këtij miksimi mund të shijoni një çaj shumë të këndshëm, 100% natyror dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar dhe lehtësuar organizmin tuaj.

Përgatitja: Në masën e një filxhani ujë në vlim, hidhet një lugë çaji dhe lihet të valojë për shumë pak. Lihet të ftohet i mbuluar, kullohet dhe pihet sipas dëshirës. Mund të pihet sipas dëshirës i ëmbëlsuar ose jo, i ngrohtë, ose i ftohtë. Mund të konsumohet pëlqyeshëm dhe i ftohtë me akull.